dhuna

Ligji vjen i fundit

Postuar në 29 Maj, 2020 21:04

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është përfshirë në një incident që patjetër duhet të ketë zgjidhje institucionale.

Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, Ardi Veliu është pyetur edhe mbi dhunën e ushtruar nga forca të policisë ndaj një adoleshenti. Përgjigja e drejtorit ishte evidentimi i një videoje në celular ku shfaqej një grua e armatosur. Sipas tij ishte nëna e adoleshentit. 

Tirana e xanun

Postuar në 19 Maj, 2020 13:36

E kujt është Tirana? Ja një pyetje që të vjen vetiu ndërmend kur je dëshmitar i ngjarjeve të shformimit dhe riformimit të saj të vazhdueshëm. I kujt është ky qytet, apo gati qytet? Kujt i përket, kujt i flet dhe kë përfaqëson?

Gënjeu edhe sot

Postuar në 21 Mars, 2020 17:23

Edi Rama shkruajit në Facebook para pak:

KËTË VIDEO NGA SPANJA KU DJE VDIQ NJË NJERI ÇDO KATËR MINUTA, PO E POSTOJ PËR TË GJITHË ATA QË DO SHKOJNË TË BËJNË PAZAR NGA E HËNA E DERI NË FUND TË LUFTËS!

O NJË NGA NJË, NË RADHË SI USHTARË DHE ME DURIM E NË DISTANCË NGA NJËRI - TJETRI TË MBAROJNË TË GJITHË PUNË ME RADHË, PA VRARË NJERËZ MAJTAS - DJATHTAS, O PASTAJ ME VRAP E PA BËRË DOT AS PAZAR...

ZGJIDHNI E MERRNI, SE FORCAT E RENDIT E KANË NDARË MENDJEN TOP DHE KANË PËRGJEGJËSINË HISTORIKE TË REAGOJNË PA ASNJË TOLERANCË

Masakrat e 4 shkurtit e vitit 1944 dhe ajo e 21 shkurtit e vitit 1951

Postuar në 24 Shkurt, 2020 20:21

 

Në historinë tonë të shkurtër (të bërë lëmsh nga një mungesë e plotë e respektit për të vërtetën dhe nga një polarizim i skajshëm politik që nuk lejon tregime dhe analiza realiste të ngjarjeve), në shkurt kujtojmë dy krime të bëra nga shqiptarët ndaj shqiptarëve, të interpretuara në mënyra krejt të ndryshme nga pole të kundërta ideologjike. 

Nervozizmi i një të paprekshmi

Postuar në 28 Dhjetor, 2019 12:57

Organizata Politike denoncon përmes Facebook një rast dhune në TEG, ku sipas saj janë dhunuar aktivistë të saj. Më poshtë deklarata e plotë

Futbolli thotë atë që fsheh "elita"

Postuar në 30 Shtator, 2019 13:11

Ndeshja e djeshme Tirana-Partizani është paraprirë nga akte dhune të cilat nuk çudisin njeri. Në fund të fundit futbolli është kthyer ngado në arenë dhune, pse të mos ndodhë një gjë e tillë edhe në një shoqëri që dhunën e ka pjesë të kulturës së përditshme. Mirëpo një banderolë si kjo ngjitur është me të vërtetë një akt i ekzagjeruar që nuk dihet si ta lexosh. Urrejtje? Nxitje e urrejtjes?

S'kanë ç'të humbasin veç prangave!

Postuar në 07 Korrik, 2019 15:31

Kryeministri Edi Rama ka nisur të përdorë fjalë importi për të sugjestionuar opozitën dhe protestat e saj. Nëse një ditë më parë, ai soli një thënie të ish-kryeministrit britanik, Churchill për të përcjellë mesazhin se sfidat e pas 30 qershorit janë shumë të mëdha dhe se për to nevojitet dialog, për protestën e nesërme, z. Rama ka zgjedhur Martin Luther King.

Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë.

Ministri i Brendshëm njofton shkrirjen e policive bashkiake të përfshira në akte dhune

Postuar në 19 Qershor, 2019 14:54

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka dalë sot në një konferencë për shtyp përmes së cilës ka bërë thirrje ndaj të gjithë personave që po sulmojnë mjediset e KZAZ-ve të heqin dorë nga aktet e dhunës. Ministri ka njoftuar se “askush nuk do të tolerohet”, ndërkohë që ka shtuar se qeveria shqiptare ka vendosur të shkrijë disa njësi të Policive Bashkiake që janë përfashirë në aktet e fundit dhe në sulme ndaj institucioneve publike.

Lleshaj ka bërë një apel edhe për prokurorët dhe gjykatësit e zonave ku po ushtrohet dhunë që të zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin.

Kur qeveris si operator turistik

Postuar në 08 Qershor, 2019 15:54

Sot një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer ka dhënë një intervistë përmes së cilës ka cilësuar se dhuna është e papranueshme në protestat e opozitës. Ky është një qëndrim publik që nuk ka nevojë për komente. Në fund të fundit, edhe në zona ku SHBA financon grupe që reagojnë me dhunë, apelojnë kundër dhunës. Ndaj qëndrime të kësaj natyre nuk kanë shumë nevojë për interpretim. Por kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk e ka lënë rastin t’i ikë, duke tentuar të përdorë një deklaratë të tillë kundër protestës së sotme të opozitës.

Konferenca Ipeshkvore: Të ndalet Dhuna e ushtruar nga të dyja palët!

Postuar në 14 Maj, 2019 13:33

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka dalë me një deklaratë për situatën në vend duke apeluar për heqjen dorë nga dhuna. Konferenca e sheh aplikimin e saj nga të dyja palët e përfshira në konflikt.

Pages

Subscribe to RSS - dhuna