deshmia e penalitetit

Kryeministrin ndoshta duhet ta informojnë më mirë

Postuar në 07 Janar, 2020 10:45

Shkruan sot kryeministri Edi Rama në Facebook:

Deri javën e shkuar, për 30 vjet me radhë, për të marrë një DËSHMI PENALITETI, aplikohej në postë, me një pagesë 430 Lek. Aplikimi shkonte tek zyra e gjëndjes gjyqësore, ku bëheshin verifikimet për RRETH 15 DITË mesatarisht dhe më pas, dëshmia i dërgohej qytetarit prapë në postë, ku ai duhet të shkonte përsëri për ta marrë.

Po afrojnë zgjedhjet/Të njohim variantin siçilian të dëshmisë së penalitetit

Postuar në 05 Tetor, 2018 22:43

E mbani mend  kryeministrin Edi Rama kur deklaronte se për deputetët e vet që po dilnin se ishin njerëz të krimit, lante duart e thoshte se “kur kandiduan u kërkuam dëshminë e penalitetit”? Nëse jo, shihni videon e mëposhtme sa për të rifreskuar kujtesën.

Dëshmia e penalitetit dhe parrullat proletare të ambasadorëve

Postuar në 28 Shkurt, 2017 18:49

Dorërëheqja e deputetit socialist Armando Prenga nga parlamenti erdhi si produkt i ligjit të dekriminalizimit dhe pamundësisë që ai kishte për  të mbrojtur ligjërisht mandatin e tij. Argumenti me të cilin është mbrojtur kryeministri për futjen në listat e kandidatëve për deputetë të individëve të inkriminuar është se ata kishin dëshmi të pastër penaliteti.

Fundi i “Paktit” me Dëshmitë e Penalitetit

Postuar në 31 Maj, 2016 17:03

Elvis Roshi tashmë është një ish-kryetar i Bashkisë së Kavajës. Kokfortësia e pushtetit, kryeministrit dhe Partisë Socialiste për të bërë sikur nuk di gjë, apo për të mbrojtur një njeriun e vet, nuk ka fituar mbi domosdoshmërinë e një standardi që mendohej se ishte i panegociueshëm. Elvis Roshi ka deklaruar se është dënuar pa dijeninë e tij dhe për këtë ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Pak ditë më parë u bë lajm në media se ai “nuk mbante mend pse ishte dënuar në Gjermani”, ndërkohë që historisë së ndryshimit të emrit, iu mbivendos edhe ajo e ndryshimit të mbiemrit.

Subscribe to RSS - deshmia e penalitetit