denar biba

Kreu i KQZ-së: Dekriminalizimi, thuajse i pamundur çertifikimi i 7 mijë kandidatëve

Postuar në 13 Janar, 2017 13:35

Zbatimi I ligjit për dekriminalizimin paraqet vështirësi serioze në përmbushjen e afateve. Të paktën këtë ka deklaruar sot gjatë një tryeze me përfaqësues të shoqërisë civile, kreu I Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba.

Ne do të ndodhemi përpara një problemi shumë të madh objektiv, kohor për të kaluar në sitë afërsisht 7 mijë kandidatë. Dhe nëse kjo do të ndodhë paraprakisht, do dal dhe në batuta të tilla se zor do të kemi konstituim të parlamentit se ne nuk mund të arrijmë të çertifikojmë dot 7 mijë të tillë”, tha ai.

Denar Biba, kryetari i ri i KQZ-së, ish - zv.kryetari që bojkotoi me urdhër partiak zgjedhjet

Postuar në 03 Nëntor, 2016 21:00

Denar Biba është kryetari i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai u votua me 73 vota në Kuvendin e Shqipërisë kundrejt 22 vota të marra nga rivali i tij, Koli Bele. Biba vjen nga fusha e jurisprudencës, ai ka qenë zv.kryetar i KQZ-së në vitin 2013. Bashkë me anëtarë të tjerë të majtë, Biba bojkotoi komisionin pas vendimit të PS-së. 

PD-ja rrëzon Lefterije Luzin në garën për kryetar të KQZ-së

Postuar në 02 Nëntor, 2016 13:32

Lefterije Luzi, kryetare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është skualifikuar nga gara për një mandate të dytë. Procedurat ligjore për zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni I japin PD-së, pra partisë më të madhe opozitare të drejtën e përzgjedhjes së dy emrave nga katër që shoshiten në Komisionin e Ligjeve. Dhe në fakt demokratët kanë zgjedhur Denar Bibën dhe Koli Belen në listën e përbërë edhe nga Lefterije Luzi dhe Rozeta Ivanova. Ky është një vendim I paralajmëruar, pasi Luzi u konfrontua me PD-në e cila edhe e zgjodhi në atë detyrë.

Pages

Subscribe to RSS - denar biba