demtimi

Filmat e viteve 1978-1982 në emergjencë restaurimi

Postuar në 28 Shtator, 2018 22:19

Ishin vitet ‘50 kur në Shqipëri filluan të prodhoheshin filma nga Kinostudioja “Shqipëria e re”. Pikërisht këto prodhime filmike do të bëheshin baza, ku më vonë do të ngrihej puna e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Me koleksion të krijuar kryesisht nga fondi i depozitës legale të prodhimit shqiptar të filluar prej vitit 1947, sot, Arkivi Shtetëror i Filmit numëron mbi 6000 tituj filmash, prej të cilëve më shumë se 4000 tituj filmash shqiptarë.

Tabela me të dhënat për nr e filmave

Përmbytjet në Greqi, nismë për të ndihmuar familjet e shqiptare të dëmtuara

Postuar në 19 Nëntor, 2017 00:33

Faqja online www.albanians.gr, bën thirrje për ndihma për familjet shqiptare të prekura nga përmbyjet në zonën Mandras në Atikë. Sipas kësaj mediaje, janë qindar familje shqiptare që janë dëmtuar rëndë dhe ndihmat që kërkohen përjashtojnë vetëm paratë.

“Është detyra jonë si bashkëatdhetarë të tyre ti ndihmojmë në këto momente shumë të vështira. Është detyra jonë ti ndodhemi pranë. Me çtë kemi mundësi. Duhet të aktivizohemi të gjithë , duhet të ndihmojmë të gjithë.

Përvoja negative 1/Kreu i Agjencisë së Bregdetit ka një ankesë serioze. Nuk e dëgjon kush...

Postuar në 08 Korrik, 2017 23:11

Të shkruajnë më gërma të mëdha ankesat e tyre për administratën, sepse siç thotë kryeministri ai do të bashkqeverisë me njerëzit për katër vjet. Duke sugjeruar modestisht, që mos ta hajë njeri këtë karamele që u ngjan atyre monedhave që dikur turistët u hidhnin fëmijëve shqiptarë që u rendnin nga pas me pak fjalë anglisht, duhet të kujtojmë se kjo mënyrë e drejtimit me frymë kapanoni, do dëmtojë rëndë atë reformim të administratës dhe forcim të institucioneve. Mbani mend para disa muajsh një spot publicitar që dilte thuajse në çdo faqe të mediave online për të ashtuquajturit Sinjalizues?

Tri gafat e viteve 1985, 1993 dhe 2017 në historinë e arkivave të Shqipërisë

Postuar në 10 Maj, 2017 00:01

Autoriteti “për hapjen e dosjeve” në zbatim të ligjit të vet, i cili është në shkelje me ligjin e arkivave, ka shpalosur tashmë synimet e veta për shpërbërjen e fondeve arkivore të disa arkivave të vendit, në funksion të një sipërmarrje që kërkon energji të madhe e sjell shumë pasoja. Ky veprim, i nxituar dhe i pabazuar në asnjë praktikë arkivore, do të sjellë pasoja të rënda në rrjetin arkivor të vendit. I gjithë dokumentacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas ligjit duhet të administrohet nga Arkivi i kësaj ministrie. Ai është unik dhe i pandashëm.

Dëmtimi i kishës së Shën Nikollës në Voskopojë(foto)

Postuar në 30 Korrik, 2016 16:09

Gazeta “Dita” shkruan sot për dëmtimin e afreskeve në kishën e Shën Nikollës në Voskopojë. Emra personash mbi afresket e David Selenicës, ja një rast që duhet të alarmojë Ministrinë e Kulturës dhe titullaren e saj, përherë vetullngritur ndaj kritikave, Mirela Kumbaro. Ndoshta reagon dhe kësaj radhe nuk nxjerr sebep fondet. Po qe kështu, më mirë t’ia kthejë KOASH-it, ose t’i japë me qera. 

Subscribe to RSS - demtimi