dekriminalizimi

PD: Hetimi i korrupsionit të zyrtarëve të lartë, bashkë me agjencitë partnere

Postuar në 06 Shtator, 2015 00:24

Partia Demokratike ka mbledhur dje në mbrëmje kryesinë e saj për të diskutuar e vendosur për qëndrimet që do të mbajë dhe aksionet që do të ndërmarrë. Këto janë bërë publike nga kryetari i saj, Lulzim Basha. “1-Duke konfirmuar kërkesën tonë për dorëheqjen e Ilir Metës dhe hetimin e tij të menjëhershëm për aferën korruptive më të madhe sipas avokatëve të qeverisë shqiptare.

Shënim: Kriza e ka emrin PS

Postuar në 05 Shtator, 2015 12:58

“Këta nuk janë socialistë, janë specialista”. Kështu u shpreh para disa vjetësh, ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, i ndjeri, Pjetër Arbnori, kur u mor vesh manovra elektorale e Dushkut. Kjo ishte një nga ato deklarata publike që plotësoi një mit në ngritje të socialistëve(kupto drejtuesit) si ustallarë të pushtetit, si politikanë që bëjnë çdo gjë e dalin pa lagur, si të zotë shumë në “rregullimin e letrave” etj.. Erdhi e mori vrull ky mit i gënjeshtërt përballë një opozite agresive dhe shpesh të “palogjikshme” të PD-së dhe Sali Berishës, këmbëngulja e të cilit lexohej si kokfortësi.

Opozita depoziton një projektligj të ri për dekriminalizimin

Postuar në 04 Shtator, 2015 13:16

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj për dekriminalizimin. Oerd Bylykbashi, deklaroi se vullneti i opozitës për dekriminalizimin nuk do të ndalet nga vullneti i ulët i Edi Ramës dhe Ilir Metës. Në fund të korrikut, Partia Demokratike bëri publike platformën e saj për dekriminalizimin, që bazohet në raportin e Komisionit të Venecias dhe mbi një proces të ngjashëm të ndodhur në Itali kundër mafias, një proces i njohur si ligji "severino". “Është koha për Kuvendin të votojë këto ligje pa asnjë vonesë”, tha Bylykbashi. 

Basha vendos kusht dekriminalizimin për reformën në drejtësi

Postuar në 02 Shtator, 2015 20:21

Nga Brukseli ku mori pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane, kryetari i opozitës Lulzim Basha bëri me dije se opozita nuk do të bëhet pjesë e komisionit të reformës në drejtësi nëse mazhoranca nuk do të kalojë më parë në parlament ligjin për dekriminalizimin, një draft i të cilit do të dorëzohetkëtë javë në kuvend nga opozita. ”Testi fundamental i  reformës në drejtësi dhe i çdo reforme duke përfshirë dhe hapat që duhen hedhur për të rikthyer besimin në zgjedhje të lira dhe të ndërshme, që u plagosën rëndë më 21 Qershor nga dyshja Rama-Meta, është dekriminalizimi.

Presidenti: “Pa dekriminalizim, shqiptarët nuk besojnë në vendimmarrjen e institucioneve”

Postuar në 17 Gusht, 2015 22:34

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në një intervistë dhënë për Tv Klan. Ndër të tjera, Nishani ka folur edhe për dekriminalizimin e politikës, proces i pakapërcyeshëm sipas tij, bllokimi i të cilit minon besimin e qytetarëve tek institucionet. “Unë besoj që do të ketë hapa shumë seriozë, sepse mbi të gjitha nuk ka një alternativë tjetër.

Opozita kërkon vëmendjen e SHBA për videon e Ramës me Roshin

Postuar në 07 Gusht, 2015 13:32

Sfidë ndaj qytetarëve, opozitës dhe SHBA-ve e ka quajtur Partia Demokratike shfaqjen e kreut te qeverisë Rama me kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi, duke kaluar kohë së bashku me një lokal. Në një deklaratë për mediat, PD thekson se Rama u shfaq sërish si mbrojtës i krimit në politikë, pikërisht pasi Partia Demokratike paraqiti publikisht platformën e dekriminalizimit.

Pages

Subscribe to RSS - dekriminalizimi