covid 19

Skandali, familjarët futin edhe plazmën në spital. Rakacolli e mohon: Është e pamundur

Postuar në 04 Tetor, 2020 18:08

Brenda ambienteve të dy spitaleve Covid, tashmë nuk po futen në mënyrë ilegale vetëm respiratorët siç TvT faktoi pak javë më parë, por edhe përbërës të lëngshëm që bartin qeliza dhe proteina që kurojnë Covid-in. Teksa prej ditësh Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar trajtimin me plazmën e gjakut, familjarë të pacientëve që po kurohen në spitalet Covid po e sigurojnë plazmën në mënyrë private, duke e çuar vetë në spital, ndonëse transportimi i saj duhet bërë me një protokoll të caktuar.

Po na manipulojnë, apo po vetë - manipulohemi?

Postuar në 18 Korrik, 2020 22:56

Bota tanimë duket se është ndarë thellësisht për mënyrën sesi duhet menaxhuar epidemia e tanishme. Nga njëra anë janë mjekët dhe politikëbërësit bashkë me ata që i mbijetojnë sëmundjes, nga ana tjetër pjesa më e madhe e njerëzve që nuk arrijnë të kuptojnë përsenë e të gjitha masave, dobinë e tyre dhe të perceptojnë në fund fare rëndësinë e protokolleve. Një valë e madhe mosbesimi duket se karakterizon një marrëdhënie që është qysh tani e vështirë dhe kjo mund të shihet edhe në Shqipëri.

Vaksina, kura kundër CoVid-19, ende larg. Tani propozohet Plani B

Postuar në 12 Maj, 2020 12:29

Shkencëtarë të ndryshëm po sugjerojnë që qeveritë e prekura rëndë nga pandemia e CoVid-19 duhet të nisin të mendojnë për një Plan B, që është në fakt pranimi bashkëjertesës për një kohë të gjatë me virusin.

Paralajmërimi i OBSh-së: Në Afrikë mund të vdesin 190 000 njerëz

Postuar në 08 Maj, 2020 13:46

Afrika mund të jetë destinacioni i ri fatal i koronavirusit. Organizat Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se në kontinentin afrikan mund të vdesin 190 000 njerëz nëse nuk zbatohen kufizimet e duhura. Aktualisht vende si Nigeria, Afrika e Jugut dhe Bregu i Fildishtë kanë lehtësuar masat.

Sipas OBSh-së në Afrikë mund të infektohen 29-44 milion njerëz në vitin e parë të pandemisë dhe 83 000-190 000 mund të vdesin në të njëjtën periudhë. Studimi ka marrë në konsideratë 47 vende afrikane, përveç Egjiptit, Libisë, Tunizisë, Marokut, Eritreas, Somalisë, Sudanit dhe Xhibutit.

OBSh: CoVid-19 nuk u krijua në labroator. Ka origjinë nga kafshët

Postuar në 21 Prill, 2020 13:27

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se të gjitha të dhënat tregojnë se CoVid-19 ka origjinë nga kafshët dhe se nuk është manipuluar në laborator.

Të gjithë të dhënat që kemi sugjerojnë se virusi ka një origjinë nga kafshët dhe nuk është manipuluar apo ndërtuar në laborator apo gjetkë

u shpreh zëdhënësja e OBSH-së, Fadela Chaib.

Ajo ka pranuar se mbetet e paqartë sesi virusi ka kapërcyer barrierën mes specieve por sugjerimi më bindës është se ka patur një kafshë ndërmjetëse.

Shtohet me 14 numri i të prekurve nga CoVid-19

Postuar në 19 Prill, 2020 11:28

Ministria e Shëndetësisë njofton sot se numri i të infektuarve në mbarë vendin është rritur me 14. Në deklaratën e vet me këtë rast, përfaqësuesja e Instutit të Shëndetit Publik Marjeta Dervishi tha: 

Mjeku Ylli: CoVid-19 nuk ka qarkulluar që në shkurt në Shqipëri

Postuar në 17 Prill, 2020 21:28

Kurba e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri sipas epidemiologut Alban Ylli, është e njëjtë me atë të vendeve të Evropës Lindore, të cilat u prekën nga Covid pothuajse në të njëjtën kohë si vendi ynë, pas përhapjes së infeksionit prej Italisë.

Ai ka hedhur poshtë si të pabazë idenë se CoVid-19 ka qarkulluar në Shqipëri që në muajin shkurt. Më poshtë intervista dhënë për TvT: 

Arrin në 494 numri i të infektuarve me CoVid-19. 19 raste të reja sot

Postuar në 15 Prill, 2020 12:20

Është shtuar me 19 numri i të infektuarve me CoVid-19 në Shqipëri. 

Numri i të diagonistikuarve me CoVid-19 përfaqëson vetëm 6% të të infektuarve

Postuar në 09 Prill, 2020 13:48

Rastet e diagnostikuara me koronavirus përbëjnë vetëm 6% të raste të përgjithshme në botë. Këtë thotë një studim i universitetit të Gotingenit në Gjermani. Në këtë kuptim duket se numri global i të infektuarve shkon në dhjetëra milionë. Gjithçka lidhet me testimin dhe zbulimi, që mandej çon për rrjedhojë në numër të ulët të vdekurish për arsye të shkëputjes së zinxhirit të transmetimit.

Identifikohen të paktën 8 varietete të CoVid-19

Postuar në 03 Prill, 2020 23:19

Shkencëtarët kanë identifikuar të patën tetë varietete të koronavirusit që ka provokuar pandeminë aktuale. 

Në bazën e hapur të të dhënave, NextStrain  janë ngarkuar me mijëra sekuenca genetike të CoVid-19 që përfaqësojnë mutacionet e ndryshme, të dobishme për të gjurmuar infeksionin. 

Pages

Subscribe to RSS - covid 19