coronavirusi

Kina deklaron se infeksioni nga coronavirusi eleminohet në fund të marsit

Postuar në 21 Shkurt, 2020 11:50

Autoritetet kineze deklarojnë se do ta fitojnë betejën me koronavirusin e ri që ka shpërthyer në provincën Hubei nga fundi i muajit mars. Ambasadori kinez në Rusi, Zhang Hanhui ka shprehur mendimin se Kina do të jetë në gjendje ta zhdukë përhapjen e virusit dhe sëmundjen edhe nga epiqendra e saj. Sipas tij, 99% e rasteve të prekura nga koronavirusi janë regjistruar në Kinë dhe statistikat flasin për stabilizimin e gjendjes.

Coronavirusi nuk do të zhduket po aq shpejt si SARS

Postuar në 09 Shkurt, 2020 16:35

Revista Der Spiegel i ka marrë një intervistë ekspertit të sëmundjeve infektive, Jeremy Farrar, për të folur rreth përhapjes së coronavirusit të Kinës. I njohur për paralajmërimet e tij për rrezikun e pandemive në një botë të globalizuar, Farrar deklaron se kufizimi i tanishëm i virusit të Kinës, ka ardhur si pasojë e aftësive të kësaj të fundit për të mbajtur në karantinë 50 milionë njerëz në Wuhan. Por coronavirusi është një varietet i ri dhe i panjohur për trup

Vdekja e një mjeku

Postuar në 07 Shkurt, 2020 15:40

Vdekja e doktor Dr. Li Wenliang, që paralajmëroi coronavirusin e Kinës ka provokuar reagime në media. Patrcik Chappatte, karikaturist i njohur për disa media kryesore ka ilustruar të gjithë këtë episod tragjik me një karikaturë ku paraqitet doktori me gojë të mbyllur me tela me gjemba, simbol i një karantine ndaj të drejtës së fjalës në kohën e sotme.

Coronavirusi ushqen paragjykimet. Ndërkohë gripi sezonal ka shkaktuar 10 mijë viktima në SHBA

Postuar në 02 Shkurt, 2020 14:54

Coronavirusi që ka goditur Kinën po provokon në disa drejtime edhe një lloj ndjenje antikineze. Agjencia Reuters sjell një foto realizuar na ishullin Phu Quoc në Vietnam që njofton se nuk pranon klientë kinezë për shkak të virusit. Në kanada ka patur raportime për një lloj animoziteti ndaj kinezëve dhe e njëjta gjë po vihet re edhe në Europë. Lajmi i autoriteteve kineze se virusi ka origjinuar në një treg kafshësh të egra, ka shtuar mërinë.

Mjaft hëngrët lakuriq nate, - një thirrje në tuiter.

A është alarmi më i madh se vetë koronavirusi?

Postuar në 31 Janar, 2020 12:06

Shkencëtarët dhe autoritetet shëndetësore në të gjithë botën janë në alarm për përhapjen e virusit vdekjeprurës që u shfaq në qytetin kinez Wuhan në dhjetor. Mijëra njerëz e kanë kontraktuar tashmë koronavirusin e ri, i cili shkakton sëmundje të frymëmarrjes. Numri i vdekjeve është në 213 dhe po rritet çdo ditë. Një ditë më parë, OBSH-ja e shpalli shpërthimin një emergjencë shëndetësore botërore - një alarm që organizata e ngre për ngjarjet që përbëjnë rrezik për shumë vende dhe që kërkon një përgjigje të koordinuar ndërkombëtare.

Pages

Subscribe to RSS - coronavirusi