comey

Raporti konfidencial për Trump – dyshime për lajme të rreme

Postuar në 11 Janar, 2017 08:37

Fake News – kështu i ka komentuar presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump raportimet e fundit që kanë dalë përmes CNN e që ndërtojnë një skenar për kapjen e tij nga rusët. Mediat kanë hedhur në qarkullim një raport prej 35 faqesh, i cilësuar sensitiv ku referohen burime nga shërbimet ruse që flasin për një përpunim në 5 vite të Trump, për aktivitete të sikletshme në sferën private, por edhe për favorizime të mëdha në biznes. Ndonëse u deklarua se FBI-ja po heton, keu i Byrosë, James Comey, nuk ka pranuar të bëjë publike ndonjë gjë.

Kreu i FBI-së Comey, krahasohet me J Edgar Hoover. Zëra që kërkojnë dorëheqjen e tij

Postuar në 11 Dhjetor, 2016 06:02

Zgjedhjet amerikane janë bërë pis në legjitimitetin e tyre pas disa lajmeve të fundit sipas të cilave CIA mendon se Rusia ka ndikuar në rezultatin e tyre. Një prej senatorëve demokratë, Harry Reid, deklaroi se përgjegjësia për këtë që ndodhi me Rusinë dhe lojërat e saj në zgjedhje duke favorizuar Donald Trump, i shkon Byrosë Federale të Hetimit dhe drejtuesit të saj, James Comey. Sipas Reid , Comey ka lejuar që kjo të ndodhë, pra që aktivitetet e hakeruesve të realizohen dhe mandej WikiLeaks të publikonte materialet që sipas tij kthyen opinionin amerikan.

FBI merr mandatin për të rihapur hetimet. Demokratët, sulm frontal ndaj drejtorit Comey

Postuar në 31 Tetor, 2016 09:57

Mediat amerikane njoftojnë se Byroja Federale e Hetimit ka marrë lejen për të rihapur hetimin mbi emailet e Hillary Clinton. Ky është një hap tjetër që implikon shumë pozitën e kandidates demokrate në zgjedhje. Ndërkaq ndaj drejtorit të FBI-së ka nisur një sulm që shkon deri në kërkesën për dorëheqje. Kreu i demokratëve në Senatin amerikan, Harry Reid, ka firmosur një letër përmes së cilës i kujton drejtorit James Comey se ai mund të ketë shkelur ligjin(Aktin Hatch) teksa me qëndrimet me dy standarde ka lënë dyshimin se po ndihmon në zgjedhjeve një palë kundër tjetrës.

Skandali i emaileve, Clinton në qendër të ciklonit. Goditje e fortë edhe për FBI-në, Rudy Giuliani: Për këtë çështje duhet një prokuror i pavarur

Postuar në 31 Tetor, 2016 02:29

Republikanët i janë riafruar njëfarësoj kandidatit të tyre Donald Trump pas daljes në dritë të skandalit të emaileve. Ish-kryetari i Bashkisë së Neë York dhe ish-prokuror i Përgjithshëm i SHBA-së, Rudy Giuliani, deklaroi se zgjidhja e çështjes së emaileve të sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, aktualisht kandidate e Partisë Demokratike, mund të bëhet me një hetim të pavaruar nga një prokuror i pavarur, “as demokrat dhe as republikan”. Kjo është një goditje e fortë për FBI-në dhe drejtorin e saj James Comey, i cili u detyrua të rihapë hetimin për cështjen e emaileve të Clinton.

Pages

Subscribe to RSS - comey