cmimi

Ju flet Shkëlqim Cani: “Që tani janë 3 miliardë minus për buxhetin 2016. Shkak, rënia e çmimit të naftës”

Postuar në 19 Janar, 2016 14:55

U hoq fasha 300 kw për energjinë sepse vidhej? Vendoset Blloku për shkallëzimin e çmimit të ujit që rritet

Postuar në 16 Janar, 2016 14:56

Çmimi i ujit do të rritet. Lajmi shumë i mirë që vjen së fundmi shoqërohet edhe me disa hollësi që provojnë paaftësinë për politika të qëndrueshme. “Tema Tv” referon se “sipas metodologjisë së miratuar muajin e kaluar nga Komisioni Kombëtar Rregullator i Entit Rregullator të Ujit (ERRU), tarifimi do të bëhet me blloqe. Rritja e tarifës bllok, do të çojë në dyfishim të pagesës së ujit për konsumatorët që shpenzojnë mbi 45.5m3 ujë në muaj”. Pra përveç faktit që rritet çmimi, po mendohet që çmimi të justifikohet përmes sasisë së konsumit.

Çmimi i karburanteve ulet me 20%, por sërish mbi tregun ndërkombëtar

Postuar në 14 Janar, 2016 23:47

Çmimi i karburantit në tregun shqiptar është ulur me 20%, por ai sërish nuk reflekton raportin e tregut ndërkombëtar, ku çmimi ka rënë me katër herë. “Tema Tv” raporton se një arsye për këtë ngrirje të çmimit të lartë për konsumatorin shqiptar janë taksat e larta, që aktualisht i leverdisin edhe qeverisë, që merr jo pak të ardhura në këtë fushë. Dhe duket se në këtë drejtim nuk do të ketë lehtësi.

Buxheti i ri i Bashkisë, rrit kostot e jetës në Tiranë. PD: Rritja e çmimit të biletës është aferë korruptive

Postuar në 31 Dhjetor, 2015 19:25

Dje u mor vesh se bileta e çmimit të urbanit në Tiranë shkon në 40 lekë të vjetra. Prej gati një jave kishte një debat publik, shoqëruar me kërcënime nga përfaqësues të linjave të transporti, që do të ndërprisnin aktivitetin, nëse nuk pranohej rritja e çmimit. Dhe Këshilli Bashkiak vendosi për “po”. Sot Partia Demokratike hedh dyshime se kjo lëvizje ishte e parashikuar dhe se ajo fsheh një akt korruptiv të kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj.

Me cilët lëvdohet qeveria? “Administratorja e vitit”, drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastriliu. “Administratori i vitit”, kreu i OSHEE-së, Ardian Çela

Postuar në 31 Dhjetor, 2015 03:59

Dje u zhvillua ceremonia ku shpërndahen çmimet “Bleta e Artë”, një krijim zbavitës marketingu krijuar nga qeveria aktuale. Janë dhënë 12 çmime, për ato që cilësohen si 12 bizneset më të mira për vitin 2015, por ajo që bie në sy është dhënai e çmimeve për dy punonjës të shtetit. “Për kategorinë “Administratorja e vitit” u shpall drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastriliu, ndërkohë që “Administratori i vitit” u konsiderua kreu i OSHEE-së, Ardian Çela”, raporton Top-Channel.

Keqkuptimi me "Vrimën" e Rita Petros. Rama e mori vesh në sallë fituesin

Postuar në 25 Dhjetor, 2015 10:53

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, e cila ka dhe përgjegjësinë për ndarjen e çmimeve të bibliofilisë thotë se polemikat mbi çmimin e dhënë librit poetik "Vrima" të Rita Petros janë ngritur mbi një keqkuptim të madh.

ERE: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë edhe për 6 muaj

Postuar në 24 Dhjetor, 2015 11:26

Enti Rregullator i Energjisë ka deklaruar se çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet derimë 30 qershor të vitit që vjen. Ndërkohë që për gjashtë mujorin e dytë të 2016-ës, Enti kërkon që të mos aplikohen më fatura aforfe. Vendimi argumentohet se ka ardhur nga rritja e shifrës së arkëtimeve nga OSHEE-së. Nuk kuptohet mirë se cila është lidhja mes vendimit dhe argumentimit, sa kohë që çmimi rrjedh nga kostoja dhe jo nga bilanci i operatorit.

Pleh nga Rudolf Marku

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 15:21

Të mësosh nëse dikush është a s’është i sëmurë me kancer, një tjetër është a s’është i çmendur, një i tretë është a s’është  kriminel, nuk është fort e lehtë, ka ca vështirësi.

Rënie rekord e çmimit të arit

Postuar në 29 Nëntor, 2015 12:32

Për të gjashtën javë radhazi çmimi i arit pësoi rënie duke arritur nivelin më të ulët historik të 5 viteve. Çmimi i arit këtë fundjavë u llogarit në 1056 dollarë për onz, duke shënuar një rënie me 13 për qind në krahasim me muajin Janar.

Noterët padi vendimit të qeverisë për çmimin e referencës mbi qiratë

Postuar në 31 Tetor, 2015 16:23

Një vendim i Këshillit të Ministrave vendos çmime dysheme mbi qiratë për objektet e banimit dhe të biznesit. VKM në fjalë përcakton vlerën minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore. “Top Channel” raporton se  Dhoma Kombëtare e Noterisë nuk është dakord me këtë vendim. Për Dhomën Kombëtare të Noterisë, VKM vjen në kundërshtim me Kushtetutën, por cënon edhe kodin civil dhe lirinë kontraktore.

Pages

Subscribe to RSS - cmimi