clapper

Clapper: Qeveria jonë nën sulm të brendshëm dhe të jashtëm

Postuar në 15 Maj, 2017 08:32

Shkarkimi i kreut të FBI-së, James Comey, nuk po kalon aq lehtë sa ndoshta presidenti Trump mendonte. Pakkush beson se shkarkimi i tij nuk lidhet me hetimin e FBI-së për marrëdhëniet me Rusinë gjatë zgjedhjeve, ndërkohë që vetë akti po vlerësohet si i dëmshëm në raport me demokracisë amerikane.

NSA: Nuk provohet lidhja Rusi – WikiLeaks

Postuar në 15 Dhjetor, 2016 09:54

Kreu I Shërbimit Sekret Kombëtar Amerikan, James Clapper, ka deklaruar para Komitetit për Shërbimet Sekrete në Kongresin Amerikan se nuk ka një lidhje të provuar mes publikimeve të WikiLeaks dhe Rusisë. Clapper ka pranuar se Rusia ka kapacitete shumë të zhvilluara dhe agresive për luftën informative, që zë fill qysh nga Lufta e Ftohtë, por ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë që të mund të bëjë lidhjen mes publikimeve të WikiLeaks dhe Rusisë.

Jep dorëheqjen kreu i inteligjencës amerikane, James Clapper

Postuar në 17 Nëntor, 2016 16:35

Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës së SHBA-së, James Clapper, ka dhënë dorëheqjen. Përmes një letre drejtuar një paneli të kongresit, Komitetit për Inteligjencës ai ka bërë të ditur largimin nga detyra, një akt që nga disa media shikohet si sinjal për administratën Trump që të shpejtojë tranzicionin e pushtetit. Clapper ka shtuar se do të qëndrojë në detyrë deri sa Barack Obama të largohet nga zyra e Presidentit. 

 

Goditja e radhës e ISIS në Europë, shërbimet sekrete paralajmërojnë rreziqe në Britani, Itali dhe Gjermani

Postuar në 26 Prill, 2016 16:02

Njësi të Shtetit Islamik janë aktive në Europë dhe ato kanë fituar kapacitet për t’iu shmangur monitorimit nga shërbimet sekrete perëndimore. Kreu i Sherbimit Kombëtar Inteligjent në SHBA, James Clapper ka deklaruar dje se njësitë janë operative në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe në Itali dhe se ato po përpiqen që të sulmojnë civilët në këto vende. Clapper ka folur në një takim të organizuar nga “Christian Science Monitor” dhe sipas asaj që rezulton, shërbimet perëndimore nuk kanë ndonjë ide se kush është objektivi i radhës.  

 

Subscribe to RSS - clapper