Cipras

Cipras nuk përshiu në qeveri ish-ministrin sepse ishte në dijeni të planit për vrasjen e tij

Postuar në 08 Nëntor, 2015 19:21

Ish ministri grek i rendit ka denoncuar publikisht ekzistencën e një plani për eliminimin politik dhe fizik të tij, duke lënë të kuptohet se ky plan është hartuar nga elementë të inkriminuar, ku të janë implikuar edhe politikanë. Jani Panousis, ministër i rendi, në qeverinë e parë të Aleksis Tsipras, thotë në një intervistë për gazetën greke “Proto Thema”, se detajet e këtij plani, por edhe të dhëna të tjera, i ka përmbledhur në një tekst, të cilin e ka depozituart tek prokurori. I pyetur se përse e ka bërë këtë, Panpousis thotë: “Është një veprim për sigurinë time.

Parlamenti grek miraton buxhetin, Cipras: Përmban masa të tjera të vështira

Postuar në 17 Tetor, 2015 09:26

Parlamenti grek miratoi sot gjatë orëve të para të mëngjesit një tjetër buxhet të shtetit me masa shtrënguese, ku qeveria e re e kryeministrit Aleksis Cipras kishte pasqyruar marrëveshjet e arritura me kreditorët ndërkombëtarë. “Ky buxhet përmban masa të tjera të vështira”, deklaroi dje kryeministri Cipras. Ndërkohë, televizioni shtetëror grek, tregoi pamje të njerëzve të cilët demonstronin jashtë ndërtesës së parlamentit kundër masave të reja shtrënguese.

Parlamenti grek votëbeson qeverinë e dytë të Ciprasit

Postuar në 08 Tetor, 2015 09:14

Qeveria e dytë e kryeministrit grek, Aleksis Cipras mori përgjatë mbrëmjes së djeshme votëbesimin e parlamentit grek. Në favor të saj votuan të 155 deputetët e maxhorancës me koalicion, nga 300 që ka parlamenti grek. “Do të kalojmë shumë shpejt pengesat dhe do të konkludojmë shumë shpejt çështjen e rëndësishme të rikapitalizimit të bankave dhe të borxhit”, deklaroi Cipras, i cituar nga agjencia Reuters online. “Do të procedojmë me një ritëm të moderuar për ndryshimin e Greqisë”, theksoi ai.

Rama-Cipras në Nju Jork. “Kujdes të drejtat fetare”

Postuar në 29 Shtator, 2015 10:00

Edi Rama është takuar me homologun e tij grek, Aleksis Cipras në Nju Jork në kuadër të axhendave të shkurtra dhe të ngjeshura që kryejnë kryetarët e qeverive në kuadër të samitit vjetor të asamblesë së përgjithshme të OKB-së. Cipras pritej të vizitonte Tiranën, çka u anullua për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Greqi. Mediat greke kanë zbardhur bisedën. Sipas “To vima” kryeministri i Greqisë ka theksuar rëndësinë e zgjidhjes së çështjeve ende të pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare dhe në frymën e respektit të ndërsjelltë.

Sondazhet, thyhet Cipras, Demokracia e Re kalon në avantazh

Postuar në 03 Shtator, 2015 08:49

Kanë surpizuar sërish grekët me preferencat e tyre elektorale në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 20 shtatorit. Syriza që deri para pak javësh dukej e pathyeshme pas fitores bindëse në referendumin për masat shtrënguese, tashmë në sondazhe renditet parti e dytë me një diferencë shumë të lehtë me Demokracinë e Re. Në sondazhin më të fundit të kryer për llogari të kanalit televiz Mega, Demokracia e Re që tashmë udhëhiqet nga ish-ministri i Brendshëm mbledh 25.%3 për qind të preferencave të grekëve kundrejt 25% për qind të Syrizas.

Pages

Subscribe to RSS - Cipras