cez

Dy modele të ngjashme për aferat me energjinë

Postuar në 11 Shtator, 2015 22:59

Paralelisht me dyshimet për përfshirjen në marrje rryshfeti të Ilir Metës nga një prej kompanive të ngarkuara për mbledhjen e borxheve CEZ, raportimet në media flasin për implikimin e politikanëve të qeverisë së kaluar në afera që kanë të bëjnë me ndikimin e tyre në KESH për të ulur çmimin e energjisë që Koprorata Elektroenergjetike do t’i shiste kompanisë çeke.

Në horizont, skenari i mocionit ndaj kryeministrit

Postuar në 10 Shtator, 2015 03:49

Partia Demokratike ngjan se e ka vendosur kursin e vet në kontekstin e debatit të madh politik që ka shpërthyer së fundmi. Ajo do ta parqendrojë goditjen ndaj aleatit të PS-së në qeveri, Ilir Metës. Në një shkrim të botuar në gazetën zyrtare “Rilindja Demokratike” insinuohet se kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, janë aktualisht të përfshirë në një gjendje të një shantazhi reciprok. Duke referuar një version, sipas së cilit avokati i qeverisë në Arbitrazh, thotë se “Rama i di transfertat e Metës”, gazeta nënvizon se Kastriot Ismailaj është lidhje vetëm e Ilir Metës.

Vilson Ahmeti hedh poshtë akuzën se është ai "ish-kryeministri" i aferës CEZ-DIA

Postuar në 09 Shtator, 2015 19:46

Dje gazeta "Dita" identifikoi Vilson Ahmetin si "ish-kryeministri" që përmendet në çështjen CEZ-DIA. Madje për këtë publikoi dokumente nga dosja e arbitrazhit. Sot Ahmeti ka reaguar duke hedhur poshtë gjithçka. "Dita" shkruan edhe për faktin se Petrit Ahmeti, drejtor i ERE-s, është vëllai i ish-kryeministrit, që në reagimin e vet, thotë se kët shkrime kurdisen pë interesa të caktuara. "I bëj me dije mbarë opinionit se të dy shoqëritë e përfolura në këtë çështje, janë shoqëri private dhe si të tilla nuk kanë nevojë për një negociator apo ‘marifetxhi’ për të lidhur kontratë mes tyre.

Helmet e shtatorit dhe Ilir Meta

Postuar në 09 Shtator, 2015 11:25

Jemi vetëm në fillim të muajit që bashkon dhe ndan verën e vjeshtën dhe befas na bënë të harrojmë edhe detin, edhe malin, edhe pushimet.

Si një telenovelë e lënë përgjysmë, mbas “Çështjes Doshi”, ku Ilir Meta akuzohej për një histori hollivudiane me plane të stërholluara vrasjesh dhe pusirash, që më pas, pas zhurmës së tmerrshme, ku dhe mbeti në fund vetëm një pluhur i tmerrshëm, tani seriali rifillon sërish.

Ish-kryeministri i skandalit të ryshfetit CEZ-DIA është Vilson Ahmeti, thotë DITA

Postuar në 09 Shtator, 2015 00:33

Po merr një kthesë të re çështja e rryshfetit “CEZ-DIA” për të cilën emri i Ilir Metës u përfol i pari. Shprehja “një ish-kryeministër i proceduar edhe më parë për korrupsion”, në dokumentat që avokati Clifford Chance ka paraqitur në gjyq, u lidh menjëherë me kreun e LSI-së. Por gazeta Dita pretendon se sipa burimeve të mirëinformuara mbi gjyqin mes CEZ dhe DIA në arbitrazh, ish-kryeministri në fjalë është Vilson Ahmeti.

Afera “CEZ-DIA”, avokati i palës shqiptare hedh poshtë akuzat e bëra për Ilir Metën

Postuar në 08 Shtator, 2015 13:25

Duket se çështja “Meta”, e referuar në media si aferë korruptive në lidhje me CEZ, po shkon drejt mbylljes. Së fundmi janë zbardhur e-mailiet zyrtare mes avokatit të palës shqiptare, Tim Schreiber, i kompanisë Clifford Chance, drejtuar Avokaturës së Shtetit, ku sqarohet pozicioni i Ilir Metës. “Referuar emailit tuaj datë 27 gusht 2015 (njoftimi i shpërndarë nga zyra e shtypit e kryeministrit).

Meta e bën të qartë: Edhe për 2 vjet nuk jap dorëheqjen, po më paragjykoni

Postuar në 07 Shtator, 2015 13:46

Ilir Meta është lodhur nga kërkesat për të dhënë dorëheqjen ndaj ua ka bërë të qartë deputetëve të opozitës se për 2 vjet nuk ka ndërmend të largohet nga posti ku është. Gjatë punimeve të seancës plenare ai ka komentuar akuzat ndaj tij për rryshfet me borxhet e CEZ, duke thënë se po merret nëpër gojë dhe po paragjykohet pa të drejtë, pasi nuk ka lidhje me këto akuza.

Çështja “Meta2”, mbyllet me një faksimile. Dhe një deklaratë të Berishës: Unë nuk dija gjë

Postuar në 04 Shtator, 2015 21:53

Me qetësi dhe dashuri, Ilir Meta duket se e ka zgjidhur edhe kësaj radhe lëmshin e akuzave qe është ngritur ndaj tij. Në media është publikuar faksimile e kontratës DIA-CEZ, e datës 1 shtator 2010, kohë kur Ilir Meta ishte ministër i Jashtëm. Ai akuzohet për marrje rryshfeti për kontratën e mbledhjes së borxheve të CEZ dhe kjo akuzë del në dosjet e avokatëve të OShEE-së, ent që kontrollohet nga Partia Socialiste.

Na vjedhin dhe na gënjejnë për çmimin e energjisë*

Postuar në 02 Shtator, 2015 15:18

Humbjet e energjisë janë një fenomen i pashmangshëm i prodhimit transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë. Shkurtimisht: kemi humbje në prodhim nga harxhimet për fushen manjetike në gjeneratorët e prodhimit dhe nga rryma elektrike që qarkullon aty; humbjet reaktive dhe humbjet nëpër transformatorët e fuqishëm ngritës nëpë central. Pastaj kemi humbjet në transmetimin e energjisë, të cilat gjithashtu janë aktive nga kalimi i rrymës nëpër përcjellësa dhe reaktive nga pozicioni i përcjellësve të linjave të Tensionit të Lartë.

Pages

Subscribe to RSS - cez