cari

Brenda pallatit ku jetoi cari i fundit (FOTO)

Postuar në 09 Nëntor, 2021 18:11

Për vite me radhë, Pallati i Aleksandrit ka qenë një strukturë e bukur klasike në periferi të Shën Petërsburgut. I ndërtuar në 1796 nga Giacomo Quarenghi, me porosi të Katerinës së Madhërishme për nipin e saj të preferuar, Aleksandrin (që më pas do të bëhej Perandori Aleksandri I), ajo u bë rezidenca verore jozyrtare për perandorët e ardhshëm: Nikolla I dhe Aleksandri III, djali i të cilit, Nikolla, II lindi atje.

Siberia, një galeri e të burgosurve të Carit

Postuar në 22 Dhjetor, 2016 14:25

Fotot e mëposhtme janë realizuar nga një punonjës i Kompanisë Telegrafike Amerikane në vitet 1885 në Siberi. George Kennan kishte qenë më parë në Rusi ku kishte mbikëqyrur ndërtimin e një linje telegrafike dhe në ardhjen e dytë ai u përqendrua te të dënuarit e regjimit. Në kthim në SHBA ai publikoi një libër me dy vëllime: Siberia dhe Sistemi i ekzilit. Pamjet të kujtojnë diçka nga përshkrimi i Dostojevksit në librin e tij “Shënime nga shtëpia e të vdekurve”. 

Rusia rinis hetimin për ekzekutimin e familjes Romanov

Postuar në 23 Shtator, 2015 21:46

Rusia ka vendosur të rihetojë edhe njëherë çështjen e ekzekutimit të familjes Romanov, e cila drejtonte vendin si monarki deri në vitin 1917. Lajmi është bërë i ditur nga Vladimir Markin, një zëdhënës i Komitetit Hetimor të Rusisë. Deri më sot ka patur një hetim zyrtar në vitin 1993, pas zbulimit të mbetjeve të anëtarëve të familjes mbretërore të Car Nikolla II, por ai u ndërpre për  shkak të vdekjes së ekzekutuesve. Ekspertët konkluduan se trupat i përkisnin familjes Romanov, pas krahasimit të tyre me një mostër gjaku të mbetur në një këmishë të veshur nga Nikolla II.

Subscribe to RSS - cari