bullgari

Lind bizoni i parë i egër pas 800 vjetësh

Postuar në 02 Nëntor, 2019 10:23

Dikur ishin zotër të pyllit - krijesa të mëdha që ndiqeshin në gjueti nga mbretër dhe fisnikë në fshatrat e Ballkanit. Sidoqoftë, bizoni evropian (i njohur gjithashtu si bonsai) kishte humbur për rreth 800 vjet - për t'u kthyer tani, falë përpjekjeve të ambientalistëve në Bullgari, me të parin bizon të vogël që ka  lindur në pyll pas më shumë se tetë shekuj.

Volkswagen largohet nga Ukraina. Zhvendosja në Serbi, Rumani, Bullgari, ose Turqi

Postuar në 19 Mars, 2019 13:59

Fabrika e kompanisë Volkswagen që aktualisht operon në Ukrainë mund të zhvendoset në Serbi. Lajmi konfirmohet nga mediat serbe që citojnë importuesin e Skodës, Milenko Kostiç  sipas të cilit një ndër arsyet pse kompania gjermane mendon të largohet nga Ukraina është mospërmbushja e objektivave të paravendosur.

Kostiç deklaron se është kontaktuar nga ekipi i menaxhimit nga Skoda dhe Volkswagen të cilët i kanë kërkuar një vlerësim për klimën e biznesit në Serbi.

Vrasje makabre e gazetares bullgare

Postuar në 08 Tetor, 2018 09:26

Viktoria Marinova, një gazetare dhe producente bullgare e TVN, e cila po kryente një investigim mbi një rast korrupsioni që lidhej me  shpërndarjen e fondeve të BE, u gjetën të shtunën në mbrëmje e copëtuar.

CEZ bën lëmsh edhe politikën bullgare

Postuar në 08 Maj, 2018 15:44

CEZ, kompania çeke që operon në fushën e energjetikës vazhdon të krijojë probleme në Bullgari. Agjencia bullgare e lajmeve, BTA, njofton se shitja e aksioneve të CEZ ndaj një kompanie të dyshimtë vendase ka provokuar debate të forta politike. Bëhet fjalë për rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, të cilin CEZ ka menduar ta kalojë drejt një kompanie të quajtur Pazardjik që zotërohet nga Ginka Vubarkova.

Bullgari, Borisov drejt detyrës së kryeministrit për të tretën herë

Postuar në 27 Mars, 2017 13:02

Boyko Borisov, kreu i qendrës së djathtë në Bullgari, mund të jetë për të tretën herë kryeministër i vendit. Partia e tij ka dalë e para në zgjedhjet e së djelës ndonëse nuk ka arritur të marrë shumicën e nevojshme.

Postieri i mirë i Bullgarisë

Postuar në 07 Mars, 2017 09:29

“Postieri i mirë” – këtë epitet ka marrë Ivani, një postier në një fshat të braktisur bullgar, në kufi më Turqinë për shkak të qëndrimeve të veta ndaj emigrantëve sirianë. Ivani është subjekt i një dokumentari po me këtë titull – e ku deklaron se do të garojë për zgjedhjet lokale në Golyam Dervent, i boshatisur nga banorët.  Dhe nëse fiton do të lejojë që imigrantët sirianë të vendosen në fshat për t’i dhënë sërish jetë atij. “Postieri i mirë” u shfaq në Amsterdam në vitin 2016 dhe ka marrë vlerësime.

Katër vende i kundërvihen Procesit të Berlinit dhe planit gjerman për rajonin

Postuar në 03 Qershor, 2016 10:32

Zyrtarisht në Ballkan po përvijohen dy linja të politikës së jashtme me vende që janë pro dhe kundër planit strategjik të Gjermanisë në Ballkan ose të ashtuquajturit Procesit të Berlinit. Një ditë më parë në Sofie u takuan 4 ministra të vendeve të Ballkanit që janë pjesë e Bashkimit Evropian me synimin për të krijuar një grup shtetesh që do të kordinojnë qëndrimet e tyre sipas një interesi të përbashkët në raport me Brukselin. Nisma udhëhiqet nga Greqia dhe ka gjetur solidaritetin e Bullgarisë, Rumanisë, dhe Kroacisë.

Mjekët bullgarë emigrojnë në masë! Në Shqipëri mjekët pasurohen në masë

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 18:20

“Deutsche Welle” publikon sot një shkrim me titull disi të pazakontë: “Bullgari: E ardhmja pa mjekë”, me autore Mariya Ilcheva. Shkrimi nis me një ilustrim që shpjegon mirë dukurinë: “Pediatria Snezha Teneva (në fotografi), do të duhej të kishte dalë në pension që para një viti. Por ajo vazhdon të punojë me turne në spitalin e Asenovgradit. "Jemi vetëm katër mjekë pediatër këtu. Po të mbeten vetëm tre, atëherë stacioni i fëmijëve duhet të mbyllet", thotë ajo. Për qytetin bullgar me rreth 60.000 banorë dhe vetëm me një spital kjo gjë do të kishte pasoja dramatike”.

Subscribe to RSS - bullgari