bomba atomike

Ministri izraelit: Bomba atomike, një mundësi për Gazën

Postuar në 05 Nëntor, 2023 15:58

Përdorimi i bombës bërthamore në Gaza është një mundësi reale për një ministër në qeverinë e Izraelit. Amichai Eliyahu, ministri i Trashëgimisë, la të kuptohet se kjo mund të ishte një zgjidhje për konfliktin ndërsa fliste në një intervistë me radion Kol Berama, të cilës i referohet Times of Israel.  

I pyetur nëse Izraeli mund të hedhë një bombë atomike në enklavën palestineze, ai u përgjigj se "kjo është një nga mundësitë".

Zbulohet pas 74 vjetësh spiuni i katërt i sovjetikëve në projektin amerikan të bombës atomike

Postuar në 26 Nëntor, 2019 14:16

Mediat amerikane raportojnë për zbulimin e një prej shkencëtarëve të projektit Manhatan që spiunoi për sovjetikët.

Projekti në fjalë synonte krijimin e bombës atomike që ishte monopol i SHBA që nga hedhja e bombës së parë në vitin 1945 e deri kur sovjetikët detonuan bombën e tyre në vitin 1949.

Oscar Seborer, me pseudonimin Godsend, thuhet se u kaloi informacone sovjetikëve mes viteve 1944-1946 teksa punonte si inxhinier në projekt. Roli i Seborer është ekspozuar nga historianët Harvey Klehr dhe John Earl Haunes në revistën e CIA-s.

Hulumtimi: Japonia nuk u dorëzua nga bombat atomike, por nga hyrja në luftë e sovjetikëve

Postuar në 01 Gusht, 2017 15:26

Fillimi i muajit gusht është i lidhur detyrimisht me dy data që janë përcaktuese në emërtimin e epokës që nisi pas vitit 1945: era bërthamore. Kjo pasi më 6 gusht dhe 9 gusht të vitit 1945, ShBA lëshoi dy bombat e para bërthamore në qytete japoneze të Hiroshimës dhe Nagasakit. Qindra mijëra të vdekur në vetëm dy lëshime bombash që ishin vetëm disa kilotonë.

Hiroshima, para dhe pas bombës

Postuar në 24 Maj, 2016 05:57

Këtë vit mbushen 71 vjet nga hedhja e bombës atomike nga SHBA në Hiroshima të Japonisë. Obama është presidenti i parë amerikan që vizitoi vendin e ngjarjes që e futi botën në epokën e armëve atomike. Disa fotografi, të marra nga arkivi kombëtar i SHBA, publikuar nga "The Atlantic", dëshmojnë paosjat shkatërrimtare të bombës mbi një qytet si Hiroshima.

Pavel Fitin, njeriu i sekreteve të mëdha të Luftës së Dytë Botërore

Postuar në 10 Gusht, 2015 17:41

Shkrimtari rus i historisë së shërbimeve sekrete Alexander Bondarenko, ka publikuar aë fundmi një biografi për ish-shefin e Zbulimit të Jashtëm, Pavel Fitin. Një hero i vërtetë i shërbimit rus, por edhe i Luftës së Dytë Botërore, që siç shprehet Bondarenko, “siç ndodh shpesh në Rusi, thjesht u harrua”. Pavel Fitin është personi i parë që njoftoi një sulm të mundshëm të Gjermanisë naziste ndaj Bashkimit Sovjetik, por u injorua.

Subscribe to RSS - bomba atomike