blerjet online

"Gabi" ngjitet në krye. Zëvendëson blerjet online. Çfarë do të bëjë qeveria për ta mbyllur edhe këtë mundësi?

Postuar në 05 Mars, 2018 11:47

Revista ekonomike “Monitor” shkruan sot se tregu i rrobave të përdorura në Shqipëri ka njohur rritje të madhe. Gabi, siç edhe quhet në Tiranë, është bërë ofertë kryesore në një treg ku ka shumë nevoja, pak lekë, por edhe ku konformimi me luksin e dukjes në një xhiro në Bllok, synon gjetjen e një formule tipike shqiptare: Edhe mirë, mall firmato, edhe lirë, edhe e përdorur(shkeli syrin vetes), por edhe “status” prej klienti që di të kërcasë takat.

Bien blerjet online. Shkak taksimi, por edhe procedurat doganore

Postuar në 04 Qershor, 2017 17:29

Ndërhyrja e qeverisë shqiptare për të ulur pragun e taksueshëm për mallrat e blera online ka dhëë efekte praktike. Instituti i Statistikave raporton se për 3 muajt e parë të vitit 2017, blerjet përmes kësaj rruge kanë rënë me 23 tonë. Arsye duket të jetë jo vetëm taksimi, por edhe procedurat e gjata për të paguar taksën doganore e për të tërhequr pakon.  Ndryshimi ndodhi në gusht të vitit 2016 dhe kufiri u ul nga 150 euro në 22 euro, me arsyetimin se duhej stimuluar tregëtia e brendshme.

Ndryshimi i kufirit për blerjet online, ministria: TVSh-së, taksë konsumi. Aplikohet për çdo mall

Postuar në 19 Gusht, 2016 18:11

Ministria e Financave ka reaguar sot përmes një deklarate për të sqaruar se përse u ul tavani i patatueshëm për blerjet online. Në sqarimin e vet, Ministria i referohet një praktike të BE-së, por pa shtuar më tej asgjë, se për cilat arsye të brendshme u bë kjo gjë.

Thotë Ministria e Financave:

Blerjet online, 75% në vlerë 100 euro. Konkurencë e pandershme me 100 euro?!

Postuar në 28 Korrik, 2016 13:25

Ministria e Financave arsyetoi dje përmes ministrit Arben Ahmetaj se arsyeja për të ulur kufirin e tatueshëm për blerjet online është shmangia e konkurencës së pandershme. Pasi shumë tregëtarëvtë vegjël ndjekin këtë praktikë për të futur në treg mallra me vlerë të vogël, duke dëmtuar tregëtarët që paguajnë rregullisht detyrimet. Por sipas revistës “Monitor”, Posta Shqiptare raporton se 75% e pakove kanë vlerë 100 euro. A bëhet tregëti me 100 euro?

Qëllimi pas ritarifimit të blerjeve online: “Mbrojmë tregëtinë nga konkurenca e pandershme”

Postuar në 28 Korrik, 2016 10:43

Vendimi i qeverisë shqiptare për të ulur kufirin e patatueshëm të blerjeve online në 22 euro ka provokuar një debat në mbledhjen e djeshme. Ai zbardhet nga gazeta “Panorama” dhe provon se halli i Ministrisë së Financave nuk është aspak rritja e të ardhurave, por sepse është cenuar konkurenca e ndershme. Ahmetaj ka debatuar me Manjanin, ministër i Drejtësisë dhe shihet se ndonëse argumentet e tij, teorikisht qëndrojnë, për asnjë çast ministri nuk vlerëson tek blerjet online një rrugë me më pak kosto për qytetarë që nuk janë të gjithë tregëtarë dhe që nuk kanë ofertë në vendin e tyre.

Qeveria mendon që t’u heqë qytetarëve edhe mundësinë e blerjes online. Ul kufirin e pataksueshëm nga 150 euro në 22 euro

Postuar në 03 Qershor, 2016 20:15

Blerjet online ishin një mundësi jo e keqe për mallra të mira dhe me kosto të pranueshme, çka nuk ndodh në tregun shqiptar. Por qeveria ka menduar që edhe këtë mundësi ta zhbëjë, duke ulur kufirin e pataksueshëm me mbi 7 herë. “Ministria e Financave ka dërguar në qeveri një prjojektvendim, i cili ul kufirin e pataksueshëm të blerjeve online nga 150 euro që është aktualisht në 22 euro. Vendimi pritet të marrë fuqi ligjore nga muaji i ardhshëm dhe me miratimin e tij, për çdo blerje nga interneti me vlerë më të madhe se 22 euro do të paguhet taksë.

Subscribe to RSS - blerjet online