biznesi

Larg taksave të Tiranës, prirje e biznesit për t'u zhvendosur në Kamëz

Postuar në 22 Nëntor, 2018 12:43

Rreth 32 biznese janë shpërngulur në pak vite nga Bashkia e Tiranës në atë të Kamzës, kryesisht biznese fasone. Tema TV shkoi në njërin prej këtyre bizneseve, pronarët e të cilit jashtë kamerave deklaruan se shpërngulja e tyre është bërë për shkak të taksave të larta vendore. Ndonëse në kryeqytet taksat vendore variojnë sipas zonave, në Kamëz, sipas zv.kryetarit të bashkisë, Artan Dervishi, ato janë të njësuara. Kjo bën, sipas tij, që tarifa totale që paguajnë bizneset ndaj Bashkisë së Tiranës është 3-fish më e lartë se në Kamëz.

Biznesmenët e Buxhetit

Postuar në 05 Tetor, 2018 17:19

Para disa ditësh, disa media prestigjoze në Tiranë, thuajse shpallën si blerës të Telekom Albania, kompaninë serbe, Telekom Serbia. Më vonë, lajmi u ndryshua, me arsyetimin se serbët u ndaluan nga pala shqiptare për shkak të ngjyrimeve politike që mund të ketë.

Rryshfet dhe gjoba, anketimi për inspektorët e tatimeve

Postuar në 03 Shtator, 2018 10:14

Një anketim i qeverisë nëpërmjet Ministrisë së Sipërmarrjes nxori në pah se 23 për qind e bizneseve kanë pohuar se iu është kërkuar ryshfet gjate procesit te kontrollit.

Sipas anketës, ryshfeti u është kërkuar për të mbuluar mungesën e dokumentacionit përkatës dhe mosplotësimit të kritereve ligjore.  Bizneset kanë pohuar se në 56.5% të rasteve inspektorët janë të prirur të vendosin gjoba apo të kryejnë pezullime. Gjithashtu bizneset kanë pohuar se gjobat në shumë raste janë shumë të larta në raport me shkeljet e gjetura.

Klimë e mirë apo klimë e keqe për biznes? Investitorët e huaj me qëndrime të ndryshme

Postuar në 10 Maj, 2018 19:59

Përfaqësues të kompanive gjermane të materialeve të ndërtimit pohojnë se e shohin me optimizëm tregun shqiptar. Megjithëse flasin për të njëjtin treg, ata sjellin një perceptim të ndryshëm nga bizneset e Dhomës Amerikane, që pretendojnë për një përkeqësim të klimës së biznesit. 

Biznesi: Punësimi përmes Zyrave të Punës, proces i dështuar

Postuar në 20 Mars, 2018 13:58

Punësimi i individëve në moshë madhore që marrin ndihmë ekonomike, përmes ndërmjetësimit të zyrave të punës te bizneset private, ka qenë një nga nismat prioritare të qeverisë Rama. Por, efekti i tyre duket se ka qenë i papërfillshëm, pasi individët në masë kanë preferuar më mirë të marrin asistencën dhe jo punën  e ofruar, dhe vetëm një ditë më parë kryeministri Edi Rama duket se nuk ka lënë shumë vend për zgjedhje për këtë kategori.

Partia Komuniste e Kinës, korporatë mbi të gjitha korporatat

Postuar në 02 Dhjetor, 2017 22:06

Ja një lajm “allosoj” nga Kina. Revista “Diplomat” shkruante dje në një përmbledhje të vetën, për një situatë të pazakontë ku janë vendosur kompanitë e huaja që operojnë në Kinë. Sipas tyre, Partia Komuniste po kërkon të perfshijë njerëz të vet në strukturat menaxhuese të tyre, diçka që është e papranueshme. Kompainitë e huaja kanë ngritur zërin, madje në muajin korrik të këtij viti, ato u mblohën për të diskutuar situatën e krijuar.

Propozimet e biznesit për paketën fiskale 2018/Taksa e pasurisë, tap dhe taksa amnistia fiskale

Postuar në 02 Nëntor, 2017 09:02

Diskutimi në parlament i paketës fiskale për vitin 2018 ka sjellë në tryezë edhe disa propozime të biznesit. Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me Shoqatat e Biznesit (Shoqata e Prodhuesve, Shoqata e Ndërtuesve, Shoqata e Turizmit, Shoqata e Fasonit, Shoqata e Kombëtare e Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare, Shoqata e Transportit etj.,) kanë paraqitur dje një dokument të përbashkët, nëpërmjet të cilit kërkojnë që Kuvendi dhe qeveria të marrë në konsideratë këto propozime:

Ken Loach: Biznesi mbizotëron interesat e pushtetit

Postuar në 01 Nëntor, 2017 20:48

Kineastët që i përkasin politikisht botës së majtë e adhurojnë. Pjesa tjetër thjesht admiron punën e tij. Regjisori britanik Ken Loach i vlerësuar me shumë çmime pati një bisedë me gazetarë, regjisorë dhe adhurues të filmit në Athinë me rastin e 30 vjetorit të kinemasë europiane, duke folur për një epokë ku mbizotëron interesi i biznesit dhe ku burimet shtetërore për financimin e filmave janë reduktuar ndjeshëm.

Qeveria tërhiqet nga skema e përfshirjes së gjithë biznesit në skemën e TVSH-së

Postuar në 24 Tetor, 2017 15:33

Qeveria është tërhequr nga nisma për përfshirjen e të gjithë biznesit në regjimin e tatimit mbi vlerën e shtuar. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi sot se skemës së TVSh-së do t’i shtohen vetëm 9 000 biznese të reja, kurse 61 mijë të tjera do të vijojnë si deri më sot.

Bashkia kërkon të drejta për licencimin e bizneseve në pallate

Postuar në 22 Tetor, 2017 16:18

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka deklaruar sot në një intervistë për Tv Klan se ai do të propozojë amendime në ligj për licencat mjedisore të tipit C.   

Pages

Subscribe to RSS - biznesi