bin salman

"Nuk kemi të drejtë të vijmë t'ju mbajmë leksione në Amerikë, mos e bëni as ju"

Postuar në 04 Mars, 2022 09:47

Princi saudit i kurorës, Mohammed Bin Salman, thotë se nuk i intereson nëse presidenti i SHBA Joe Biden e ka keqkuptuar si figurë, ndërsa shton se Biden duhet të fokusohet në interesat e Amerikës.

"Thjesht, nuk më intereson," tha princi i kurorës kur u pyet nga The Atlantic nëse Biden i ka keqkuptuar ato që thuhen për Bin Salman. Ai tha se Bidenit i takon "të mendojë vetëm për interesat e Amerikës".

Princi saudit i Kurorës: Pranoj përgjegjësinë time për vrasjen e Khashoggit, por nuk dija gjë

Postuar në 26 Shtator, 2019 12:55

Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman ka pranuar se vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi ka ndodhur nën hundën e tij.  Ai e ka pranuar këtë fakt bashkë me përgjegjësinë që rrjedh prej saj në një dokumentar të realizuar nga rrjeti PBS,

Ndodhi nën hundën time. Marr të gjithë përgjegjësinë, sepse ndodhi para syve të mi, por pa dijeninë time

citohet princi në fjalë.

SHBA lan duart me vrasjen e Khashoggit

Postuar në 14 Janar, 2019 12:59

SHBA duket se ka larë duart me vrasjen e gazetarit të “The Washington Post” Jamal Khashoggi teksa sekretari i Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo ka takuar sot dy drejtuesit e monarkisë saudite, mbretin Salman dhe Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, i cili akuzohet ndërkombëtarisht si urdhërues i vrasjes së gazetarit në konsullatën suaidte në Stamboll.

Takimi mes Pompeo dhe Princit ka zgjatur 45 minuta dhe në të është folur kryesisht për krizën në Jemen, ku Arabia Suadite është aktor kryesor.

Mediat iraniane: Princi i kurorës së Arabisë Saudite është qëlluar me armë

Postuar në 28 Maj, 2018 11:04

Prej disa javësh mediat e ndryshme, përfshirë ato më serioze janë duke pyetur për fatin e princit saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, një njeri ambicion që synon të ndryshojë politikën e vendit të tij duke u afruar me Izraelin dhe SHBA dhe duke mbajtur në fokus si kundërshtar, Iranin. Salman nuk është parë në media dhe në aktivitete zyrtare prej disa javësh, ndërkohë që së fundmi, media iraniane, PRESS TV pretendon se bin Salman është qëlluar me armë.

Subscribe to RSS - bin salman