biblioteka kombetare

"Nuk ka ende fonde për projektin e ri të Bibliotekës Kombëtare"

Postuar në 01 Prill, 2021 18:56

Vendi do të ketë një Bibliotekë të re Kombëtare, me gjasë tek zona e ish-Gardës së Republikës, terreni është, por mungojnë fondet.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, thotë në një intervistë për MCN TV se kjo është arsyeja që ka mbetur pa nisur zbatimi, por e sheh me optimizëm hedhjen e një prej hapave, zgjedhjen e vendit të përshtatshëm.

Por në çfarë do të kthehet Biblioteka aktuale Kombëtare? Ai thotë se ideja e kahershme është që të bëhet Biblioteka e Tiranës. Drejtori Misha tregon edhe në fazën ku gjendet projekti i dixhitalizimit të veprave dhe artikujt.

Kontratat e ndërtimit, trashëgimia historike e Rilindjes për Shqipërinë

Postuar në 30 Korrik, 2019 12:55

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në konferencën e sotme për mediat se modeli i ndjekur me Teatrin Kombëtar, do të ndiqet edhe për ndërtimin e Bibliotekës Kombëtare dhe Kampusit të ri Universitar.

Nuk kemi lekë për t’i ndërtuar vetë. Si mendoni ju se do t’i ndërtojmë? Do ftojmë investitorët. Nuk mund të presim edhe një gjeneratë sa të mbledhim ne lekët

tha Rama.

Publikimet online, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani: Mungon ligji për ruajtjen e tyre

Postuar në 11 Mars, 2019 16:17

Ruajtja e publikimeve online të formave të ndryshme, krahas ruajtjes dhe konservimit të botimeve të shtypura është një synim i Bibliotekës Kombëtare, por që ende nuk dihet se kur do të gjejë zbatim. Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, shpjegon se në Shqipëri mungon një ligj që do të rregullonte diçka të tillë, ndërsa edhe procesi për ruajtjen e faqeve online është i vështirë dhe kërkon teknologji dhe njerëz.

Përmbytja e bibliotekës, drejtoresha Persida Asllani rikonfirmon: Fajin e ka godina

Postuar në 25 Korrik, 2018 18:52

Biblioteka Kombëtare është përmbytur për shkak të gjendjes së saj së rënduar. Kjo është ajo çfarë raporti i inspektimit të Institutit të Ndërtimit vëren dhe që sipas drejtoreshës së Bibliotekës, Persida Asllani konfirmon në mënyrë profesionale inxhinierike, atë për të cilën specialistët e Bibliotekës Kombëtare kanë tërhequr vëmendjen prej kohësh: mbingarkesën shumë të madhe të hapësirave depozituese të librave, pamundësi për t’i shërbyer dhe kujdesur siç duhet.

Pse u përmbyt Bashkia e Tiranës dhe Biblioteka Kombëtare?

Postuar në 26 Qershor, 2018 16:52

Bashkë me Bashkinë e Tiranës u përmbyt edhe Biblioteka Kombëtare, drejtoresha e së cilës, Persida Asllani, ka deklaruar se janë dëmtuar 12 njësi bibliotekare. Në një konferencë për shtyp, Asllani i ka  bërë thirrje Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e një biblioteke të posaçme për qytetin, duke shtuar se për vetë BK-në duhet një godinë e re. Thirrja vjen në një kohë kur qeveria deklaron se nuk ka më para për vepra publike të kulturës, të cilat mund të ndërtohen sipas saj vetëm me partneritet me operatorë privatë që kushtëzojnë investimin e tyre me kulla.

Kostantin Kristoforidhi lexohet online

Postuar në 06 Qershor, 2017 10:53

Në 190-vjetorin e lindjes së gjuhëtarit dhe përkthyesit Kostantin Kristoforidhi, Biblioteka Kombëtare fton publikun të njihet me editimin digjital të veprës “Gjahu i malësorëvet”, tregimin e parë të prozës artistike shqipe, shkruar nga autori në dy dialektet e shqipes, gegnisht dhe toskërisht.

Janari pa botime: Biblioteka Kombëtare nuk jep ISBN

Postuar në 14 Janar, 2016 13:46

Në dy javët e para të vitit 2016 nuk është shënuar asnjë titull i ri i botuar. Kjo për shkak se Agjencia e ISBN pranë Bibliotekës Kombëtare nuk ka lëshuar asnjë numër ISBN për këtë vit. Kështu ka bërë të ditur Shoqata e Botuesve Shqiptarë ditën e djeshme në një njoftim për mediat, ku ata shprehin shqetësimin për bllokimin e botimeve të reja.

Në këtë njoftim thuhej se nga Agjencia në fjalë botuesit janë bërë me dije se puna është bllokuar nga Ministria e Kulturës, e cila po ndërmerr disa ndryshime ligjore.

Dixhitalizohet revista letrare “Leka"

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 13:25

Vetëm pak kohë më parë, Biblioteka Kombëtare dixhitalizoi koleksionin e plotë të revistës “Leka”. Revista “Leka” u bashkohet titujve të tjerë të dixhituar më herët nga Biblioteka Kombëtare, si “Albania”, (1896 – 1913); “Dituria” (1909 – 1929) dhe “Hylli i Dritës” (1921 – 1944), si pjesë e fondit e-Albanica, që përfaqëson Bibliotekën Dixhitale Albanologjike të BKSH-së. Në e-Albanica janë përfshirë vepra të rralla të Bibliotekës Kombëtare, dorëshkrime, harta dhe periodikë të shekujve XV-XIX në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera.

Videolajm/Kryeministër arrogant, por artist "modest"

Postuar në 20 Dhjetor, 2015 14:32

Sot në Bibliotekën Kombëtare, në 95 vjetorin e themelimit të saj:

Rama i dhuron zhgaravinat Bibliotekes by gazeta-panorama

Subscribe to RSS - biblioteka kombetare