besnik dervishi

Pandemia/260 ankesa për shkelje të privatësisë

Postuar në 27 Dhjetor, 2020 20:39

Shkelja e privatësisë dhe publikimi i të dhënave personale ka qenë një nga problemet kryesore me të cilat janë përballur qytetarët qëkurse u evidentuan rastet e para të Covid 19 në vendin tonë.

Në një intervistë për TVT, Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale Besnik Dervishi thotë se përgjatë këtij viti janë regjistruar 260 ankesa për shkelje të privatësisë, ku dominojnë rastet e lidhura me Covid.

Refuzimi për dhënie informacioni, Bashkia e Tiranës dhe ARRSh hapin 2019-ën

Postuar në 06 Mars, 2019 12:08

Bashkia e Tiranës ka pagëzuar vitin 2019 për mungesën e transparencës pasuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Vendimi i parë i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Perosnale ka qenë pranimi i një ankese të bërë për refuzimin nga Bashkia të vënies në dispozicion të Urdhërit nr. 25000, dt. 27 qershor 2018 për Ngritjen e Grupit të konstatimit dhe verifikimit të dëmeve në Bashkinë e Tiranës si dhe raportin përfundimtar që është vendosur në dispozicion të kryetarit të bashkisë.

A do të propozohej dhe miratohej sot ligji "Për të drejtën e informimit"?*

Postuar në 15 Qershor, 2018 23:36

Jemi në vitin e katërt të zbatimit të ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit” dhe natyrisht, kemi një bilanc dhe eksperiencë pune mbi të cilën mund të mbështetemi dhe të debatojmë. Kemi trajtuar rreth 2000 ankesa, 700 kërkesa për parashtrime drejtuar Autoriteteve Publike dhe 170 vendime, të cilat përbëjnë atë që mund të konsiderohet si jurisprudencë e Komisionerit, kemi vendime të Gjykatës Administrative në shumicë të fituara, disa edhe të rrëzuara, por njësoj të studjuara dhe të vlerësuara.

Përveç ligjit, kemi edhe disa akte të tjera që ndihmojnë në zbatimin e tij:

560 ankesa në 2017 për mosinformim nga institucionet. Konçesionet, çështja kryesore

Postuar në 04 Janar, 2018 20:55

Numri më i madh i ankesave për tu informuar në zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe mbrojtjen e të dhënave vjen për Bashkitë dhe Ministritë. Komisioneri Besnik Dervishi në një intervistë për Tema TV tha se në 2017-ën, pranë institucionit që ai drejton, mbërritën 560 ankesa.

Tema Tv

Subscribe to RSS - besnik dervishi