beograd

"Droni" i dytë në Beograd - Edi Rama – idealist!!!

Postuar në 15 Tetor, 2016 11:58

Edi Rama një idealist. Mund t’ia thuash kujtdo dhe me gjasë do të qeshë me të madhe. Idealizmi ngjan të jetë arratisur nga ky vend për të mos u kthyer më. E megjithatë ja që etiketa e tij i ngjitet në qafë kryeministrit shqiptar. Përcaktimi vjen nga një shkrim që i kushtohet Ramës në gazetën serbe “Danas”, e që ka për autor Radivoj Cveticanin, rimarrë dhe përkthyer në anglisht nga botuesi i Ramës në Serbi, agjencia “B92”.

Shakatë e kryeministrit në Beograd, nga Prishtina i kërkojnë të mos flasë në emër të gjithë shqiptarëve

Postuar në 13 Tetor, 2016 11:25

Vizita e Edi Ramës në Beograd në kuadër të Forumit për Sigurinë duket se po i shërben vetëm humorit të kryeministrit sesa një axhende serioze politike për marrëdhëniet mes dy vendeve. E para sepse kryeministri Rama prezantohet në Beograd si kryeministër i gjithë shqiptarëve, çka nuk është e vërtetë as në kuptimin simbolik të fjalës. Ai nuk ka negociuar dhe nuk mund të negociojë asgjë në lidhje me Kosovën.

Bajden nga Beogradi në Prishtinë: Serbia, motorri ekonomik i gjithë rajonit

Postuar në 17 Gusht, 2016 10:23

Zv.presidenti amerikan Xho Bajden theksoi në Beograd rolin e rëndësishëm të Serbisë në stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit. “Nëse Serbia ecën mirë ekonomikisht dhe politikisht, i gjithë rajoni ecën mirë dhe kam besim se do ta bëjë diçka të tillë”, tha Bajden.

Vuçiç pret në Beograd sopranon Inva Mula para koncertit në Beograd

Postuar në 24 Maj, 2016 19:30

Ambasadori i SHBA në Serbi: “Nuk kërkojmë njohje të Kosovës nga Serbia, por normalizim të marrëdhënieve me anëtarësim të Kosovës në OKB”

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 15:43

Ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby, ka apeluar për normalizim të marrëdhënieve mes këtij vendi dhe Kosovës. Gjatë një konference për shtyp ai u pyet nga “Vecernje Novosti” për  nëse njohja e Kosovës është kushti final për anëtarësimin e Serbisë në BE, pyetje së cilës Kirby iu përgjigj: “Në nuk po kërkojmë nga Serbia që të njohë Kosovën, por normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Se çfarë do të thotë ekzaktësisht ky normalizim në fund është BE-ja që e përkufizon, por në vështrimin tonë, kjo përfshin anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha ai.

Në Beograd parlajmërojnë sërish për luftë

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 20:11

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka folur me tone alarmante sot në Këshillin e Ministerialit të OSBE-së zhvilluar në Beograd. Sipas tij, “Ballakni mbetet një fuçi baruti që mjafton një shkëndijë për të shpërhtyer sërish”. Nuk është e qartë se kujt i referohet kryeministri serb, por vihet re një lloj krekosje karakteritike serbe që synon të rikthejë rolin e dikurshëm të Serbisë në ekuilibrat ballkanikë, kur brenda këtij qerthulli, Vuçiç e cilëson vendin e tij si stabël. “Duhet të shpreh shqetësimin tim për stabilitetin e Ballkanit.

Beogradi merr masa ndaj ambasadorit tonë. “Ose do shpallet non grata, ose do i mohohet çdo kontakt zyrtar për 6 muaj”

Postuar në 08 Tetor, 2015 15:30

Një gur i hedhur në drejtim të autobusit të ekipit kombëtar serb dhe marrëdhëniet diplomatike janë tronditur. Qesharkja është bërë normale tashmë në raportet serbo-shqiptare, teksa për këtë shkak, Ministria e Jashtme serbe ka përcjellë një notë verbale proteste. Ose më saktë është përpjekur, pasi ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, është përgjigjur në mënyrë origjinale: nuk ka hapur telefonin.

Pages

Subscribe to RSS - beograd