be

BE i “pret” buxhetin Europës Lindore

Postuar në 23 Prill, 2018 12:27

Brukseli ka në plan për të transferuar dhjetëra miliarda euro të buxhetit të BE-së nga Evropa Qendrore dhe Lindore drejt vendeve të goditura rëndë nga kriza financiare si Spanja e Greqia. Sipas një raporti të gazetës britanike Financial Times, BE do të rishikojë skemën e shpërndarje së fondve dhe kanalizimin e burimeve për vende të tilla si Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke.

Negociatat/Pas fjalimit të Macron, Franca siguron vetëm Beogradin: Votë pro Serbisë në qershor

Postuar në 19 Prill, 2018 11:54

Deklaratat e presidentit francez, Emmanuel Macron në Parlamentin Europian, janë lexuar gjerësisht si një Jo e Francës për hapjen e negociatave apo negociimin e disa kapitujve me vendet e Ballkanit Perëndimor. Por përfaqësuesi diplomatik i Francës në Beograd, ambasadori, Frederic Mondoloni, ka dalë posaçërisht për mediat serbe për të sqaruar se ky mesazh i Macron nuk ka të bëjë me Serbinë.

Themeluesi i BE-së, Giscard: Më mirë një Europë më e vogël

Postuar në 10 Prill, 2018 12:21

Ish-presidenti i Francës, Valéry Giscard d’Estaing, një prej themeluesve të Bashkimit Europian, sugjeron sot një “Europë më të vogël”. Madje ai po mendoj të ndërmarrë një nismë për këtë qëllim ndonëse është 92 vjeç.

Bota ka ndryshuar, por Europa nuk ka ecur përpara…Në kohën e nënshkrimit të Traktatit të Mastrihtit, Kina nuk ishte kaq e rëndësishme sa është sot dhe SHBA ishte shumë e lidhur me Europën. Ne kishim një politikë të përbashkët tregëtare

Vendet e BE-së, ndër furnizuesit kryesorë të armëve në konfliktin Arabi Saudite-Jemen

Postuar në 26 Mars, 2018 10:42

Vendet e Bashkimit Europian figurojnë mes shitësve më të mëdhenj të armëve në konfliktin mes Arabisë Saudite dhe Jemenit. Britania e Madhe qëndron në krye me 4.2 miliardë euro armë të shitura në vitin 2015 për Arabinë Sauidte, ndjekur nga Franca me 1 miliardë në vitin 2016, Italia dhe Spanja me nga 100 milionë euro.

Ekuacion i vështirë BE-Turqi

Postuar në 25 Mars, 2018 19:45

Një ditë para samitit të Bashkimit Evropian, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dërgoi një mesazh rreptë ndaj vendeve Perëndimore. Ai theksoi, ndër të tjera, se vendi i tij nuk do të pranojë mësime nga Perëndimi, duke shtuar se "askush nuk ka të drejtë të luajtë me krenarinë dhe dinjitetin e turqve."

Britania kërkon ndihmën e BE-së: Të dëbojmë agjentët e Putinit

Postuar në 22 Mars, 2018 11:20

Rasti “Skripal” ka çuar marrëdhëniet ruso-britanike në pikën më të ulët të dekadës së fundit. Mestë dyja vendeve që kanë një histori të gjatë mosbesimi dhe spiunazhi të niveleve të larta, tensioni sa vjen dhe rritet me lëvizjet e Britanisë së Madhe që synon të spastrojë edhe Europën nga ajo që e quan si rrjeti i spiuanzhit rus.

Inceneratorët, zv.ministrja e Mjedisit: "E kemi kusht nga BE, deri në 2023"

Postuar në 21 Mars, 2018 18:56

Qeveria e justifikon vendosjen masive të inceneratorëve me një kusht të Unionit Evropian për vendet kandidate për në BE. Sipas Komisionit Evropian vendet duhet të arrijnë që të mos mbajnë në landfille më tepër 10 përqind të mbetjeve deri në 2030. Ndërsa qeveria shqiptare “nxiton” dhe e vë afatin deri në vitin 2023.

TemaTv

Skandal me emërimet e Juncker, do kryhen hetime

Postuar në 13 Mars, 2018 13:56

Shumë eurodeputetë shprehën indinjatë dhe zemërim të hënën për emërimin e papritur dhe të errët të Martin Selmaier, në postin më të lartë “burokratik” në Komisionin Evropian, atë të Sekretarit të Përgjithshëm të Komisionit Evropian. Selmaier, kreu i zyrës së Presidentit të Komisionit Evropian Juncker  që nga viti 2014, u emërua në postin strategjik muajin e kaluar në një proces ku shumë prej eurodeputetëve nuk hezituan për ta karakterizuar "grusht shteti" që ka goditur rëndë besueshmërinë e të gjithë BE-së.

Autokrati i preferuar i BE-së

Postuar në 10 Mars, 2018 10:52

Revista e njohur “Foreign Policy” i ka kushtuat një shkrim presidentit serb Aleksander Vuçiç përmes të cilit sulmon Bashkimin Europian për atë që e quan “tolerim të një autokrati”. 

Gazetari Aleks Eror, shkruan se Vuçiç ja ka dalë që të fitojë mbështetjen e BE-së pavarësisht veprimeve politike dhe institucionale që sipas tij pak kanë të bëjnë me standardet demokratike. 

Rezultatet e zgjedhjeve në Itali, dhimbje koke për BE-në

Postuar në 05 Mars, 2018 10:00

Lëvizja "5 Yjet" e themeluar nga Bepe Grillo rezulton parti e parë nga votimet e së dielës në Itali me 31% të votave dhe 235 vende në dhomën e ulët, ndërsa qendra e  djathtë është koalicioni fitues me 37% të votave. 

Në radhët e koalicionit të djathtë, Lega Nord e Matteo Salvini-t përqendrohet në 18.69% të votave dhe 117 vende në dhomën e ulët. Forza Italia e Silvio Berlusconi-t ka fituar 13.45% të vitave dhe 102 vende në dhomën e ulët. Partia Demokratike (PD) e sheh veten në rënie me 19.4% të votave. 

Pages

Subscribe to RSS - be