Basha

Shqipëria anormale e para dhe pas 25 prillit

Postuar në 01 Mars, 2021 22:06

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka rifilluar sërish me kapitullin e qametit në Shqipëri. Gjatë një interviste televizive sot z. Meta ka folur për prerje duarsh, për jetën, sakrifica sublime dhe Petro Nini Luarasin. Ai ka shtuar se nëse dikush prek votën do përballet me të paimagjinueshmen. 

Tellalli Erjon...

Postuar në 17 Janar, 2021 21:48

Sot mediat citojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Ejon Veliaj të jetë shprehur ndër të tjera se nuk do t’ia japë lejen për vilën e pestë kunatit të Lulzim Bashës.

Shqiptarëve u duhet një qeveri që punon për ta...Por jo kjo!

Postuar në 12 Janar, 2021 15:24

Lulzim Basha duket se ka gjetur një togfjalësh elektoral që sikur ngjit: Shqiptarëve u duhet një qeveri që punon për ta

Diploma "jashtë" si heraldikë e rreme e një vendi të dështuar

Postuar në 23 Dhjetor, 2020 13:34

Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, njofton këto momente një takim me “të rinj që kanë studiuar dhe studiojnë jashtë”. Nuk ka rëndësi ajo çfarë thotë z. Basha aty. Sepse ato i dimë përmendësh. Recitalin e kësaj politike nuk ka shqiptar të mos e ketë dëgjuar e të mos jetë shurdhuar.  Rëndësi ka mënyra sesi politika bën kategorizime për të perfermuar me tezën se po bën më të mirë për vendin.

Kur do bëhen premtime që mund të mbahen?

Postuar në 30 Nëntor, 2020 17:27

Sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim disi të veçantë. Sipas njoftimeve ai ka takuar nënat që kanë fëmijët në emigracion. Siç mund të pritet, z. Basha e ka shpallur prioritet rikthimin e rinisë në Shqipëri.

Mjekët pranë PD mohojnë vetë fshehjen e vdekjeve

Postuar në 24 Nëntor, 2020 17:33

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot në një takim një grup mjekësh specialistë për të folur rreth situatës së krijuar nga pandemia.

Mjekët pranë PD analizuan disa aspekte të situatës së Covid-19, mes të cilave edhe diagnostikimi i rasteve me Covid-19. Për mjekun Lutfi Lisha, i cili duke iu drejtuar Bashës me “kryetar” e mori fjalën i pari, tamponët mbeten e vetmja metodë diagnostikimi.

Përpjekja e fundit për rivendosjen e skenës politike bipolare

Postuar në 25 Tetor, 2020 19:45

Pas një periudhe relative qetësie, Ilir Meta është rivënë në qendër të tensionit politik.

Me një akuzë penale që nuk po ngjit, presidentini vendit po sulmohet dhe sulmon pa dallim. Befas Ilir Meta është shpallur e keqja, tumori malinj i skenës politike, të cilin sot enturazhi i Edi Ramës kërcënon se do ta zhbëjnë politikisht. Madje ky mundet të jetë objektivi i vërtetë elektoral të 25 prillit për ta bëre timonin timon. 

Këtë lojë bëri PS në vitin 2009, pastaj PD në vitin 2017, duke sugjeruar mbijetesën sibtë vetmin shteg për Metën.

Dekretet e Gencit

Postuar në 08 Gusht, 2020 13:23

Genc Ruli është shpallur së fundmi nga mediat e Edi Ramës eminenca gri e Partisë Demokratike. Si dikush që ka kuptuar disa gjëra por edhe që ka guximin t’i thotë. Dhe në këtë kuadër mediat e Edi Ramës kanë vendosur se cila është e vërteta: Genc Ruli po dekreton largimin e Sali Berishës nga PD-ja, drejtimi faktik i saj. Në të vërtetë Genc Ruli thjesht ka bërë një deklaratë nga pozita e një anëtari të Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve në PD, për t’i thënë Berishës që mos hyr:

Prapë duhet të intubohemi me "të keqen më të vogël"?

Postuar në 05 Gusht, 2020 19:33

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani citohet sot nga disa media të jetë shprehur ndër të tjera se:

Respektoj të gjithë ata që kritikojnë Lulin dhe opozitën, aq sa ç’respektoj dhe veten time që e bëj këtë gjë. Por e keqja më e madhe nuk është te opozita.

Shigjetimi ndaj opozitës është justifikimi për të bërë lojën e Ramës

Ashtu është një muhabet

Postuar në 04 Gusht, 2020 14:45

Fatos Nano është padrino. Këtë thoshte Sali Berisha dikur. Madje Nano ishte klan i Zemunit në Beograd.

Pak më vonë, kur ashtu ishte një muhabet, Berisha tha se i kishte bërë akuzat për qëllime elektorale.

Edi Rama është lavatriçja e Ballkanit. Këto thoshte dikur Berisha. Pastaj, në vitin 2008, kur ashtu kishte një hall ra dakord të ndryshonte Kushtetutën.

Gjithë fajin e ka Saliu. Sali Gërdeci… Këto thoshte Edi Rama dhe të vetët për vite më radhë. Pastaj kur u mor pushteti Edi Rama ia la çdo gjë historisë.

Pages

Subscribe to RSS - Basha