Basha

"Ta heqim zvarrë nga zyra”, drejtori i TVSH-së përgënjeshtron akuzën e kreut të PD-së

Postuar në 24 Shkurt, 2017 15:50

Pas deklaratës së Lulzim Bashës para protestuesve të PD-së, ku sulmoi drejtuesin e TVSH-së, duke e quajtur pleh dhe bëri thirrje ta tërheqin zvarrë nga zyra, ka reaguar vetë drejtori Thoma Gëllçi.

Me anë të një letre, ai shprehet se nuk bëhet pjesë e debatit politik dhe as zhvillimeve politike të ditës. Në letër thuhet se TVSH i ka dhënë vendin dhe hapësirën e duhur Partisë Demokratike, duke dhënë pasqyrim të paaanshëm edhe të protestës së tanishme.

Gëllçi kërkon nga kryetari i Partisë Demokratike të bëjë përgënjështrimin e fjalëve të pavërteta në adresë të RTSH-së.

PD në kërkim të kandidatëve nga bota akademike

Postuar në 23 Janar, 2017 10:41

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përmes një udhëzimi u ka kërkuar kryetarëve të degëve dhe anëtarësisë së PD-së të konsultohen me përfaqësues të botës akademike dhe përfaqësues të ish-të përndjekurve për propozimin e kandidaturave për deputetë.

A duhet besuar apeli i Lulzim Bashës për mediat

Postuar në 06 Janar, 2017 11:53

Media ka rolin e vet në demonizimin e pushtetit, në stigmatizimin e skajshëm të disa politikanëve, duke u rrekur të krijojë klishetë e të mirës dhe të keqes në një vend, si parakusht për çlirimin e energjive të reja te elektorati. Nga ky rol nuk përjashtohet as media shqiptare, e cila ka ndikuar jo gjithnjë për mirë në përpunimin e opinionit.

Karikatura(politike) e Ramiz Alisë

Postuar në 02 Janar, 2017 12:00

Kush e ka ndjekur politikën në këto 25 vite nuk mund t’i ketë shpëtuar diferenca në leksikun politik, por edhe në mënyrën e shprehjes publike mes politikanëve që prodhoi lëvizja e dhjetorit ’90 dhe brezit paraardhës. Nëse do të kishte një letër lakmusi për të testuar dallimin, padyshim që Ramiz Alia do të merrte këtë vend. Ton i butë, asnjëherë zëri i ngritur, asnjë sharje, fyerje, asnjë agresion verbal(heqim këtu mbledhjet e mbyllura të Byrosë).

O burazera, më mirë vazhdoni gënjeni!

Postuar në 30 Dhjetor, 2016 21:06

Ankohen nga mediat dhe manipulimi dhe vetë janë kudo. Në mëngjes, në darkë, në drekë, pasdite, në fshat, në qytet, në përurime e në kriza. Ata gjejnë konsensusin, ata e prishin konsensusin, udhëheqin integrimin dhe progresin; janë në Facebook, tëitter dhe instagram. Like andej, share këtej, të parët në festa e në fatkeqësi. Janë më të mirët dhe më të këqinjtë. Xhepin plot me statistika.  Mundet edhe të jemi takuar ndonjëherë, nuk na mbajnë mend, por mbase edhe kemi pirë ndonjë kafe. Tani kanë nisur ta quajnë njëri – tjetrin politikej.

Diplomacia e PD-së: Në qeveri edhe me Gruevskin, me kusht Marrëveshjen e Ohrit

Postuar në 17 Dhjetor, 2016 19:27

Kreu i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, subjekti më me peshë mes shqiptarëve të Maqedonisë ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës shqiptare, Lulzim Basha. Takimin e ka njoftuar k y i fundit, i cili ka cilësuar se sugjerimi i PD-së është Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit si  objektiv.  

Basha kërkon shkarkimin e Dakos, PD e kallezon në Prokurori

Postuar në 15 Dhjetor, 2016 12:57

Këshilltarët dhe deputetët demokratë të Bashkisë së Durrësit kanë kallëzuar në Prokurori kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako për lidhje kriminale që sipas tyre mundësuan lirimin nga burgu të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Pas takimit me ta në selinë e Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha i kërkoi kryeministrit Rama shkarkimin e menjëhershëm të Vangjush Dakos.

Politika e veçantë e PD-së për kuksianët: Nuk do paguajnë tarifë për të kaluar në rrugën Durrës – Kukës

Postuar në 03 Dhjetor, 2016 15:03

Një tjetër premtim për ndrshimin e tarifave konçesionare vjen nga politika. Njësoj si kryeministri i tanishëm, edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, premton se do të heqë tarifat për rrugën Durrës – Kukës për banorët e Kukësit.

Propozimi i PD-së: Zgjidhje për Vettingun qysh tani duke respektuar Kushtetutën

Postuar në 29 Nëntor, 2016 14:32

Loja e qeverisë me kartën e Vettingut si kushtëzim i pakapërcyeshëm për hapjen e negociatave ka ardhur në fund. Sot kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar gatishmërinë e kësaj force për të shqyrtuar dhe amenduar ligjin përpara se këtë ta bëjë Gjykata Kushtetuese.

Basha këshillohet nga fshatarët: Mos vazhdo me pabesi, shihe popullin në sy që të ecësh përpara

Postuar në 21 Nëntor, 2016 10:31

Në kohën kur PD po regjistron humbje të njëpasnjëshme, morali për të bërë politikë me popullin e ka zvogëluar ndjeshëm peshën e fjalës së kryetarit të opozitës që duket se ka probleme të mëdha me besueshmërinë e premtimeve që jep. Kjo ndoshta për atë që Basha përfaqëson në Partinë Demokratike si beniamin i Sali Berishës.

Pages

Subscribe to RSS - Basha