banoret

Prishen barrierat në rrugën e Kombit. Banorët: Nuk kemi ku kalojmë

Postuar në 29 Maj, 2016 21:12

Ministria e Transporteve shpenzoi para një javë më parë për të rritur sigurinë në Rrugën e Kombit, por këto para shkuar dëm. Tv Klan raporton se janë banorët ata që kanë hequr blloqet e betonit të vendosura në segmentin Kukës – Morinë, pasi sipas tyre “nuk është lënë kalim”.  “Banorët e Shtiqnit, Rexhepajt dhe Kodër Lumës i kanë hequr, pasi kalimi përmes i autostradës është e vetmja mundësi e tyre. Thonë se bllokimi ishte sa për sy e faqe dhe i paplanifikuar, pasi atyre nuk u është lënë asnjë mundësi kalimi.

Çfarë opozite kërkon Grida Duma?

Postuar në 20 Mars, 2016 10:33

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e Përmetit mbi situatën ekonomike dhe sociale të tyre. Siç njofton Partia Demokratike,Duma u foli përmetarëve për një opozitë që qytetarët duhet t’i besojnë si e vetmja alternativë për të rikthyer shpresën për punë dhe një jetë dinjitoze për shqiptarët.

“S'kemi për të bërë ndonjëherë opozitë vetëm për opozitë por në fakt duhet bërë shumë më tepër që njerëzit të ndjejnë që zëri i tyre po ushtron presionin e duhur, ashtu siç duhet të ndodhë në një vend normal demokratik”, tha Duma.

Një protestë e banorëve të rrugës "Mihal Ciko" që po injorohet nga media

Postuar në 24 Shkurt, 2016 12:13

Një impenjim total dhe një mbulim të gjerë prej medias pati çështja e parkut të lojërave tek liqeni (dhe shumë mirë beri, pavarësisht se kur flamurin e merr politika filloj të kem rezerva), por askush nuk u preokupua ndonjëherë për dramën që prej 3 vitesh po përjetojnë banorët e 4 pallatave+1 çerdhe fëmijësh në rrugën “Mihal Ciko” (pas ambasadës greke) për shkak të një përbindëshi 11 katësh që na ngrihet kërcënueshëm përpara fytyrës, me leje ndërtimi kriminale lëshuar nga ish -kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha. Protesta e banorëve u injorua (pati vetëm një mbulim në media nga gazetari A.

Interesante: Banorët e pallatit në Milano, kapin hajdutin shqiptar dhe e bëjnë për spital

Postuar në 27 Janar, 2016 18:31

Dy shqiptarë tentojnë të vjedhin një apartament në Milano të Italisë. Ky nuk është më lajm. Lajmi është se një nga dy hajdutët shqiptarë, një 39 vjeçar, është kapur nga banorët që e kanë rrahur vendçe deri sa është shpëtuar nga karabinierët. Kjo ka ndodhur në sheshin “Gabriele Rosa” . Janë lënduar edhe disa banorë, që si duket kanë marrë pjesë në leksionin e duhur që rezultoi me shtrim në spital për hajdutin. 

Një Frat gjerman ndihmon në ndërtimin e një ure dhe të një rruge në Pukë

Postuar në 04 Tetor, 2015 16:42

Një urë dhe një copë rrugë. Pa folur për ujin e pijshëm pa orar, që e kemi ëndërr të pashuar.  Kaq pak kërkojnë njerëzit në këtë vend, por sërish askush nuk po ja del që ta çojë në fund këtë pretendim minimal. Rasti më i fundit provon dështimin në këtë drejtim. “News 24” raporton se një prift gjerman, Frat Andreas Walterman ka ndihmuar në gjetjen e fondeve për ndërtimin e urës mbi lumin Fan dhe rrugës në fshatin Kavlina në Pukë. “Ata gjithnjë rrezikonin, madje edhe të vdekurit i mbanin mbi shpinë”, thotë Frat Walterman.

Pages

Subscribe to RSS - banoret