Ballkani

Ballkani, sallatë interesash dhe influencash

Postuar në 22 Gusht, 2017 10:52

Ndikimin në rritje të Turqisë, Rusisë, dhe madje edhe  të Arabisë Saudite në Ballkan paralajmëroi ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, duke  bërë thirrje për përshpejtimin e procesit të aderimit të rajonit në Bashkimin Evropian, në mënyrë që të qëndrojnë brenda Turqisë dhe Rusisë.

Ballkan/Fake news, problem - përpjekja për të kontrolluar mediat, problem edhe më i madh

Postuar në 09 Gusht, 2017 08:42

Në Ballkan nuk është problem kryesor përhapja e lajmeve të rreme, por përpjekjet për të kontrolluar mediat. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ish- përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç,  është shprehur se “situata e medias në Ballkan, përkeqësohet dita ditës”. Sipas saj kjo situatë është pasojë e konfliktit dhe shoqërive në tranzicion. Nga ana tjetër dështimi i politikanëve dhe prirja për të kërkuar kontroll mbi mediat është dominues.

Makthi i Ballkanit, nga steriotipet te nostalgjia për komunizmin

Postuar në 07 Gusht, 2017 12:14

Ballkani, e kaluara dhe komunizmi, një ndërthurje që bashkëjeton si për të vërtetuar steriotipet e ngritura mbi këtë rajon të trazuar dhe të paragjykuar.  Maria Todorova, historiania bullgare që prej disa vitesh është zhvendosur në Universitetin e Ilionoisit e perifrazon tranzicionin e Ballkanit me makthin e çuditshëm të një gruaje që shpjegon  mbivalencën në lidhje me të kaluarën komuniste të vendeve të Evropës Lindore. Në vitin 2000 publikoi botimin «Imagining the Balkans» kundër stereotipeve që u atribuohen popujve të Ballkanit si agresivë dhe të pazhvilluar. 

Betejë spiunazhi në Ballkan

Postuar në 13 Korrik, 2017 20:28

"Me ndihmën e CIA-s dhe aktorëve të tjerë perëndimorë, agjencitë e inteligjencës shqiptare, kroate dhe malazeze mund të bëhen një kërcënim i ri për Serbinë për shkak të marrëdhënieve të saj me Rusinë". Kështu shkruhet në një artikull të Sputnik që ka biseduar me një ish-punonjës të inteligjencës jugosllave. 

Sipas një burimi të cituar nga Sputnik, Serbia duhet të jetë e kujdesshme për një rrjet spiunazhi shqiptaro-kroat, sepse këto dy shtete kanë më shumë ankesa ndaj Beogradit sesa të tjerët.

Hahn: Deklaratat për bashkimin e shqiptarëve, të rrezikshme dhe të papranueshme

Postuar në 11 Korrik, 2017 09:36

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, ka dhënë një intervistë për gazetën “TemA”. Ndër të tjera ai është pyetur edhe për deklaratat e politikanëve shqiptarë, mes tyre edhe kryeminstrit Edi Rama, për bashkimin e shqiptarëve.

Modelet e sundimit autoritar mund ta shpopullojnë Ballkanin

Postuar në 07 Korrik, 2017 17:38

Në një samit në Selanik në vitin 2003 BE u kishte premtuar të ashtuquajturave shtete të Ballkanit perëndimor anëtarësim në aleancën europiane të shteteve. Si cak kohor përmendej viti shumë i diskutueshëm 2014. 100 vjet pas atentatit serb ndaj trashëgimtarit të fronit austro-hungarez, i cili ndezi Luftën e Parë Botërore, rajoni pritej të paqësohej përfundimisht.

A është tërhequr Rusia nga Ballkani?

Postuar në 05 Korrik, 2017 11:53

Me hyrjen e Malit të Zi në NATO dhe rrëzimin nga pushteti të Nikolla Gruevskit, duket se Rusia po tërhiqet nga Ballkani. Në një shkrim të publikuar dje në gazetën ruse online, “Pravda”, e njohur si media me qëndrime radikale kundër Perëndimit dhe që trajton shpesh teori konspiracioni, pohohet kjo gjë, duke vlerësuar se Ballkani do të mbetet ai që ka qenë: problematik dhe një patate e nxehtë për të gjithë që duan ndikim në të.

"S'ka më lojra me kufijtë në Ballkan"

Postuar në 04 Korrik, 2017 14:37

Prania amerikane dhe interesi i SHBA në Ballkan mbetet i fortë dhe Uashingtoni nuk ka ndryshuar politikën për rajonin tha në një intervistë për gazetën greke "Kathimerini" zv/ndihmës sekretari i shtetit për çështjet e Evropës Juglindore, Hoyt Brian Yee. Ai thotë se çështja e ndjeshme e kufijve ekzistues është e përcaktuar dhe nuk është objekt diskutimi.

Presidenca estoneze e KiE-së: Zgjerimi i BE-së është një investim strategjik dhe afatgjatë

Postuar në 01 Korrik, 2017 13:59

Estonia ka bërë një rrugë të gjatë që kur u bë anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2004. Reformat e ndërmarra kërkonin vendime të vështira. Megjithatë, rëndësia e tyre u plotësua me unanimitet ndërpartiak në parlament dhe në qeveri, si dhe u kuptua dhe u pranua nga qytetarët. Anëtarësimi në BE ka ofruar për estonezët liritë e shumëpritura - lirinë për të udhëtuar, studiuar, punuar, tregtuar dhe bërë biznes brenda 27 vendeve europiane që përfaqësojnë mbi 500 milionë njerëz”-thotë ministri i Jashtëm i Estonisë, Sven Mikser.

Serbia këmbëngul për bashkimin ekonomik rajonal: Ballkani për ballkanasit

Postuar në 30 Qershor, 2017 08:47

Ballkani për ballkanasit”. Ky është sllogani që kreu i Zyrës së Qeverisë serbe për Kosovën dhe Metohinë, Marko Xhuriç, ka propozuar se duhet adoptuar nga vendet e rajonit tonë. Ai ka folur në një panel “Realiteti i ri Ndërkombëtar – Sfida dhe Perspektiva” dhe ka nëvizuar se ansjë prej vendeve tona nuk është i aftë të zgjidhë i vetëm problemet strategjike. Ai ka bërë thirrje që të gjitha vendet e rajonit duhet të mbështesin nismën e Vuçiç për rrëzimin e barrierave ekonomike në Ballkan.

Pages

Subscribe to RSS - Ballkani