Ballkani

Franca me axhendë të re për Ballkanin thotë qeveria shqiptare

Postuar në 31 Maj, 2016 12:19

Qeveria shqiptare njofton se Franca vjen me një axhendë të re për Ballkanin.

Rrezik nga Rusia – një nga tezat e Politikës së Jashtme të Shqipërisë

Postuar në 29 Maj, 2016 15:44

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, ka mbajtur si temë kryesore të fjalës së saj në punimet e Asamblesë së NATO-s, që po zhvillohet në Tiranë, rrezikun rus. Sipas ministres shqiptare, dështimi i BE-së, apo edhe i Aleancës së Atlantikut të Veriut në ruajtjen e kohezionit, kërcënon paqen në Ballkan.

Rama parlajmëron Europën për kërcënimin rus dhe nuk pranon ta quajnë kryeministrin e një vendi të korruptuar

Postuar në 20 Maj, 2016 11:16

Antarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian kryeministri Rama e sheh si një nevojë për të rritur sigurinë e brendshme të Europës. Në një intervistë për "Euronews" ai dha një shembull sesi liderishipi i Ballkanit po e udhëheq këtë proces. “Duhet të mbani mend që për herë të parë në 68 vjet unë shkova në Beograd dhe homologu im serb erdhi në Tiranë për herë të parë në historinë e dy vendeve tona të cilat kanë qenë në gjendje lufte me njëra tjetrën. Dhe kjo sepse jemi të bashkuar në qëllimin për tu bërë pjesë e Europës.

Pse janë shtuar vërshimet në Ballkan? Studiuesit gjermanë e kanë një përgjigje

Postuar në 28 Prill, 2016 13:47

Në maj të vitit 2014 ishte shtrirë mbi Serbinë, Bosnje - Hercegovinën, Kosovën, Shqipërinë dhe Ballkanin fusha e presionit të ulët atmosferik "Ivet". Shiu binte pa ndërprerë... vërshimet katastrofale shkaktuan humbje prej miliarda eurosh në disa vende të Ballkanit. Ka pasur edhe viktima në njerëz.

Italia: Vendet e Ballkanit, të sigurta. Për Eritrean, e vlefshme e drejta për azil. Nigeria, shqyrtim rast pas rasti

Postuar në 12 Shkurt, 2016 17:34

Kryeministri italian, Matteo Renzi, ka përsëritur disa herë kohët e fundit se Bashkimi Europian duhet të përshpejtojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë. Ka disa arsye pse Italia këmbëngul në këtë drejtim, e bashkë me të edhe Austria.

Së pari janë arsyet e sigurisë, pasi përfshirja e Ballkanit Perëndimor në BE, do të kthente sigurinë në këtë zonë në përgjegjësi të përbashkët.

Shqipëria në top axhendën e diplomacisë greke për 2016

Postuar në 12 Janar, 2016 10:19

Në 2016 diplomacisë greke do duhet t'i përballet me sfida delikate të politikës së jashtme, ku prioritet mbeten marrëdhëniet me Izraelin dhe raportet me vendet e rajonit dhe veçantërisht Shqipërinë. Gazeta "Kathimerini" shkruan se Athina do të vazhdojë përpjekjet për forcimin e bashkëpunimit me trekëndëshin Qipro-Izrael-Egjipt duke përfshirë në planet e saj strategjike edhe Jordaninë për çështje që lidhen me politikat energjike dhe sigurinë.
Po ashtu ruajtja e ekuilibrave për çështjen palestineze dhe botën arabe janë të një rëndësie të dorës së parë.

Rreth xhihadizmit ballkanik dhe marrëzive të tjera

Postuar në 08 Janar, 2016 14:38

Mahnitja dorëlëshuar e medieve kombëtare [italiane] nga Ballkani nuk është risi, ajo kthehet herë pas herë si sëmundje, kur nevojitet shitja e ndonjë kopjeje më shumë duke përhapur pak panik. Por në javën e fundit jemi gjendur përballë një zjarri goditës në breshëri.

Ballkani Perëndimor në situatë të destabilizuar

Postuar në 03 Janar, 2016 19:49

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë paralajmëroi sot se protesta do të rinisin së shpejti me objektiv rrëzimin e qeverisë aktuale me “çdo kusht”.  “Do të ketë protestë me metoda që i kemi parë deri më tani, por edhe me metoda të tjera, të cilat nuk i kemi përdorur. Protesta e 9 janarit është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse do të duhej të ishte goditja përfundimtare ndaj këtyre marrëveshjeve dhe, në anën tjetër, do të niste një proces të ri të të protestuarit kundër kësaj qeverie, të përbërë nga shkelës të Kushtetutës.

Pages

Subscribe to RSS - Ballkani