bagetia

Bagëtia “pjell” zoti Imami, gruaja “lind”

Postuar në 30 Maj, 2017 11:01

Kur pashë sot në mëngjes, në shtypin online, deklaratën e Arben Imamit thënë dje në emisionin “Opinion” të Gazetarit Blendi Fevziu, rreth grave që nuk kanë bërë asgjë, por kanë lindur nga dy tre fëmijë dhe janë futur në listat e kandidatëve, menjëherë mendova nënën time që ka lindur katër fëmijë dhe një i pestë që nuk arriti të jetonte më shumë se pak orë. Po e citoj deklaratën të plotë për korrektësi sikurse ishte në video: “Nuk mund të hiqet Jozefina Topalli nga listat. Ai hoqi Topallin nga Listat dhe vuri në listë shtëpiake që s’kanë bërë asnjë punë se kanë pjellë nga 3-4 fëmijë”.

Subscribe to RSS - bagetia