azili

Në Ballkan nuk ka vende të sigurta, por të dëshpëruara

Postuar në 17 Gusht, 2015 14:44

Përgjegjësinë e kanë elitat politike që njerezit po ikin në masë nga Ballkani. Kështu shkruan sot në një shkrim në “Deutsche Welle”, Verica Spasovska, e cila ofron një përgjigje për shkakun e imigrimit. Një përgjigje që nuk thuhet nga politiknaët dhe vendimmarrësit, që bëjnë llogari dhe flasin për vende të sigurta. Ndërkohë që masat shtrënguese ndaj elitave hajdute dhe banditeske në Shqipëri e Kosovë, apo edhe gjetkë, i kanë në dorë. Është kjo çfarë sugjeron Spasovska.

Standardet e dyfishta të Gjermanisë ndaj shqiptarëve

Postuar në 15 Gusht, 2015 17:17

Imigracioni nga Ballkani Perëndimor mbetet çështje dite për Gjermaninë. Agjencia shtetërore e lajmeve, “Deutsche Welle”, e cila u drejtohet sidomos audiencave jashtë Gjermanisë, shkruan përditë për këtë çështje, duke mbajtur një fokus të veçantë edhe për shqiptarët. Problemi po shihet në funksion të qëllimit sesi të ulet numri i azilkërkuesve, si të dekurajohet lëvizja e njerëzve drejt Gjermanisë, me shpresën se kjo do t’i hapë rrugën imigracionit të organizuar për punësim.

Kloni i Shengenit

Postuar në 11 Gusht, 2015 19:26

Shqiptarë, bëni si të bëni. Rrini në Shqipëri. Nuk ka punë? Janë shtrenjtësuar çmimet? Mos u mërzisni! Ja prisni sa të vijë shtatori, sa të fillojë punimet parlamenti, sa të nisin debatet televizive dhe me një pjatë me përshesh me kos, mund të shikoni gallatë falas. Po edhe do mësoni ndonjë gjë, do shihni botë me sy, pa patur nevojë të gjezdisni vetë. Do dalë Edi, e do na thotë habere. Do jetë veshur bukur, do jetë nxirë pak, por sidoqoftë Ai do rikthehet për të gjithë Ne. Sepse të flasim hapur: një çikë malli na ka marrë. Do dalë Meta. Likja, siç e njohin shumica.

Nis "ndalim qarkullimi"

Postuar në 10 Gusht, 2015 04:16

Shqiptarët po bëhen sërish problem për emigracionin. Janë raste si këto kur të gjithë ne kemi fatin të ndihemi popull i madh numerikisht. Kjo ngase valën e tyre të jashtëzakonshme prej 4% të totalit të kërkesave në të gjithë BE-në po e ndjen edhe një nga vendet në të mëdha në Europë, Gjermania. Aq sa e ka kthyer azilkërkimin e shqiptarëve në një çështje thelbësore në marrëdhëniet dypalëshe.

Pages

Subscribe to RSS - azili