athine

Tension në Portin e Pireut, emigrantët djegin flamurin e BE (Video)

Postuar në 31 Mars, 2016 11:30

Rreth 2000 refugjatë dhe mbështetës të tyre grekë kanë manifestuar në Athinë për të kërkuar hapjen e kufijve dhe kalimin e tyre në Europë. Refugjagtët u niseën nga porti i Pireut dhe u grumbulluan fillimisht në sheshin Omonia. Ata marshuan drejt parlamentit grek dhe më pas u tubuan para selisë së Komisionit Europian në Athinë. Aty protestuesit dogjën një flamur të Bashkimit Europian.Protesta e refugjatëve në Athinë u zhvillua disa orë pasi në Idomeni refugjatë të tjerë ishin përkeshur me forca të policisë greke.

Ahmeti, negociator mes Athinës e Shkupit për emrin e Maqedonisë

Postuar në 08 Janar, 2016 18:08

Kryetari i BDI Ali Ahmeti është takuar në Athinë me ministrin e jashtëm grek, Nikos Kotzias. Takimi ishte pjesë e përpjekjeve për avancimin e procesit të zgjidhjes së kontestit të emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë.
I shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Besimi dhe Musa Xhaferri, Ahmeti ka diskutuar për një orë e gjysmë me delegacionin grek.
Ali Ahmeti e ka cilësuar si të dobishëm dhe të rëndësishëm takimin, ku bisedimet janë shtrirë edhe më gjerë në marrëdhëniet dypalëshe. Por sigurisht, kryetema ka qenë çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë.

Greqia nuk gjen qetësi, shantazh dhe bomba anarkistëve, mesazhe të drejtëpërdrejta për Cipras

Postuar në 09 Nëntor, 2015 11:29

Një shpërthim bombe në një lagje të Athinës ka shkaktuar vetëm dëmtime materiale. Bomba shpërtheu të hënën paradite në një vilë të braktisur në lagjen Marusi, ku strehoheshin prej kohësh elementë anarkistë.
Tri makina që ishin parkuar aty afër u shkatërruan plotësisht, ndërsa u dëmtuan edhe godina fqinje, si dhe u thyen vitrina dyqanesh.
Asnjë organizatë nuk ka marrë ende përgjegjësinë për shpërthimin, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të mbledhur porova materiale.

Video/Rrahje masive mes serbëve e kroatëve në Athinë

Postuar në 05 Nëntor, 2015 15:45

Rreth 20 kroatë, tifozë të Dinamos së Zagrebit, janë sulmuar nga dhjetëra serbë në aeroportin e Athinës pasi ktheheshin nga ndeshja e ekipit të tyre me Olimpiakos. Pamjet tregojnë se serbët ishin organizuar me shkopinj dhe mjete të forta për të sulmuar kroatët, një tjetër provë e urrejtjes etnike që dominon Ballkanin. 

 

Pages

Subscribe to RSS - athine