astir

Shteti i Edit të gjobit fshehurazi

Postuar në 08 Korrik, 2020 19:52

Nazif Lekli ka boshatisur shtëpinë e tij në Astir në pritje të kompesimit nga projekti i Unazës së re, por në vend të këtij njoftimi ai është përballur me një fletë gjobë nga IKMT-ja. Ai së bashku me të tjerë banorë të lotit të tretë në Unazën e Re, janë gjobitur me 5 milion lekë të vjetra me një vendim të prillit të vitit të kaluar, ndonëse kanë dokumentacion të rregullt.

Ka dalë gjoba më 29.6. 2020. Na ka ardhur gjobë për arsye të mungesës së dokumenteve të pronësisë. Unë i kam. 

Parathënia për Teatrin Kombëtar

Postuar në 12 Nëntor, 2019 13:59

Inspektoriati i prishjeve të ndërtimeve të papreferuara të pushtetit ka ndërhyrë që dje në mbrëmje në Unazën e Madhe për të prishur ndërtimet që bllokojnë projektin e këtij aksi. Është një projekt që e nxori qeverinë në dritën e hajdutërisë së shumëpërfolur e që megjithatë nuk është kundërshtuar nga asksush. Banorët kanë kërkuar dëmshpërblim të drejtë dhe për disa mesa duket pas dy vjetësh është dhënë një i tillë.

Protesta e Astirit “merr kokën” e parë

Postuar në 21 Nëntor, 2018 18:12

Duket se protesta e banorëve të zonës së Astirit ku parashikohet ndërtimimi i një segmenti të Unazës së Madhe, ka bërë kurbanin e parë.

Burime nga Kryeministria bëjnë me dije për ResPublica se tri ditë më parë ka dhënë dorëheqjen Briseida Baraj, drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, zona e Veriut.

Banorët e “Astirit” kundër Veliajt: Nuk ka lloto e lavazhe, janë shtëpi të ngritura me djersë

Postuar në 18 Nëntor, 2018 22:01

Në ditën e 15-të të protestës, banorët e Unazës së Re kanë kundërshtuar sërish prishjen e banesave të tyre, për t’i hapur rrugë zgjerimit të rrugës. Ata kanë marshuar në rrugë drejt zonës së sheshit “Shqiponja”, ndërsa kanë hedhur fishekzjarrë e shashka.

Edhe sot, protestës së banorëve iu bashkuan deputetët e opozitës, Flamur Noka e Klevis Balliu.

Dy javët e fundit, ata kanë zhvilluar protesta të përditshme me anë të të cilave kundërshtojnë planin që përfshin prishjen e banesave të tyre dhe dëmshpërblimin me një qira 3-vjeçare.

Protestoni, por mund edhe të (e)migroni!

Postuar në 12 Nëntor, 2018 11:27

Ajo çfarë po ndodh me banorët e zonës së Astirit mishëron në një episod dramatik atë kaos dhe marrëzi të këtyre 25 viteve. Aty kemi nga të gjitha krahët, por kryesisht filli ecën në një kah: dikush, dikur nga vitet ’90, apo edhe më vonë u nis drejt Tiranës me idenë për të blerë apo zënë një copë truall, për të ndërtuar një shtëpi dhe mandej për të nisur jetën nga e para. Shembulli më i qartë i një vendi pa strukturë ekonomike, pa siguri juridike dhe me një shoqëri që është në mëshirën e politikanëve që tallen. 

Në proces legalizimi për dekada. Sot pranojnë në protestë njërin prej përgjegjësve

Postuar në 09 Nëntor, 2018 13:34

Në zonën e Astirit në Tiranë po protestohet prej disa ditësh kundër prishjes së afërt të banesave apo objekteve të tjera që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe. Banorët thonë se do mbrojnë  shtëpitë e tyre, disa prej të cilave janë të palegalizuara.

Zona në fjalë është ndër ato që u urabanizuan më shpejt dhe pa rregull. Në këtë protest po bëhet pjesë edhe Partia Demokratike. Sot p.sh kreu i saj, Lulzim Bash aka shkuar për një takim me banorët. Të cilët ose janë militantë të PD-së, ose duan të përdoren.

Subscribe to RSS - astir