artileri

Koalitsiya-SV – artileri raketore me saktësi snajperi (video)

Postuar në 20 Dhjetor, 2015 17:03

Sistemi rus Koalitsiya-SV thuhet se kalon në saktësi dhe modernizim edhe analogët e vet si p.sh sistemin gjerman PsH 2000, që qëllon 10 qitje në minutë, kinezin PLZ-05 me 8 qitje në minutë si dhe briatniken Brave Hart që qëllon vetëm 6 herë në minutë. Sistemi është me vetëmbushje dhe ka komandim elektronik. Në video duket saktësia e madhe e Kaolitsiya, e cila përfaqëson kështu një tjetër aspekt të modernizimit të ushtrisë ruse, që u pa më mirë në goditjet ndaj Shtetit Islamik që nga Kaspiku.

Ukrainë, separatistët tërheqin artilerinë nga fronti për të konsoliduar marrëveshjen e armëpushimit

Postuar në 03 Tetor, 2015 12:59

Sipas AFP separatistët prorusë konfirmuan sot se kanë nisur tërheqjen e artilerisë së rëndë, tankeve nga vija kufitare si një veprim që synon konsolidimin e marrëveshjes së armëpushimit në Lindjen rebele të Ukrainës, konflikt i cili shkaktoi më shumë se 8 mijë të vdekur në 17 muaj. “Artileria e rëndë po ndërmerr dislokimin drejt një zonë të re zhvendosjeje rreth 15 kilometra larg vijës së frontit”, njoftoi agjencia zyrtare e republikës separatiste të Lougansk-it.

Subscribe to RSS - artileri