arti

Arsyet përse duhet ta praktikoni artin në jetën tuaj

Postuar në 30 Tetor, 2015 12:59

Artin mund ta bëjë kushdo! Mjafton ta shihni jetën në një këndvështrim kulturor më praktik për të përmirësuar aspektin tuaj psikologjik dhe fizik. Ata të cilët e kanë kuptuar këtë gjë, gëzojnë mirëqenie më të lartë

Nuk është vetëm një çështje kulture. Por këtu hyn edhe aftësia për të jetuar në kuptimin më praktik: mësimi i artit jo për ta lënë mënjanë, por për ta përdorur çdo ditë. Këtë gjë e thotë edhe një kërkim, një studim ndërkombëtar, i cili tregon lidhjen mes shëndetit psiko-fizik me kulturën dhe me artin në veçanti.

Cubnia që fshihet pas luftëtarëve të pavarësisë(video)

Postuar në 07 Tetor, 2015 18:12

“Çeta e Shahin Matrakut” që rri e varur prej gjysmë shekulli në Galerinë Kombëtare të Arteve, gjithnjë është parë si vepër romantike që i bën homazh luftëtarëve për pavarësi. Paralel me këtë të vërtetë të fabrikuar, Gëzim Qendro vendos librin e zhytyr në harresë “I rrëmbyer nga cubat” ku rilindasi Gjerasim Qiriazi tregon gjashtë muajt e rrëmbyer nga banda e Shahin Matrakut/ABCNEWS.

Velo: “Na shpëtoi arti popullor dhe arti bizantin. Pa to do të ishim kthyer në shpellat”

Postuar në 20 Shtator, 2015 11:21

Maks Velo i jep një intervistë “Gazetas Shqiptare” ku jep disa mendime për artin në Shqipëri, trashëgiminë dhe mjedisin kulturor. Velo i përmbahet idesë që si një vend pa trashëgimi në këtë drejtim, Shqipëria do të vuajë shumë, edhe sepse sipas tij shqiptarët i karakterizon teoria e vetëshkatërrimit. “Ne kemi pak trashëgimi pozitive, më e shumta është negative. Trashëgimia jonë është orientale pas 500 vjetësh. Nuk kemi pasur shkolla, muzeume, orkestra, galeri arti, biblioteka, salla koncertesh...asgjë...asgjë...veç hoxhës majë minares, kur Firencën, Romën e kishim aty.

Elvisi, Marilyn, Bob Marley dhe Cobain në vitin 2015

Postuar në 14 Shtator, 2015 02:47

Si do dukej Elvis Presley sot? E mbajmë mend të ri. Njësoj mund të pyesim edhe për Marilyn Monroe. Era dixhitale na ndihmon. "The Sun" propozon disa krijime të disa artistëve që kanë vdekur të rinj. Si do të ishin ata sot. Nuk duken edhe aq "larg":

"Njeriu i gabuar në vendin e duhur, në kohën e duhur”

Postuar në 13 Shtator, 2015 16:30

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane, “Ostschweiz am Sonntag”. Pyetjes: “Çfarë thonë miqtë tuaj artistë në lidhje me përcaktimin tuaj për politikë? A nuk ju kanë akuzuar për tradhti?”, kryeministri i ka dhënë këtë përgjigje: “Është histori e gjatë dhe ndoshta mund të shpjegohet kështu: personi i gabuar në kohën e duhur në vendin e duhur. Po ashtu mund të shihet se edhe në vende të tjera ish-komuniste shumë artistë, shkrimtarë dhe poetë janë kyçur në politikë.

"Bota është një krijim artistik, realizuar sipas një stili shumë të veçantë”

Postuar në 24 Gusht, 2015 23:39

Nobelisti në fizikë, Frank Wilczek, ka dhënë një intervistë për gjermanen “Spiegel”. Universi, njeriu, e bukura, këto janë temat për të cilat flet Wilczek, që sheh tek arti dhe te shkenca dy fusha që “aktivizojnë të njëjtat qendra të trurit”. Më poshtë disa pyetje – përgjigje nga intervista:

SPIEGEL: Në librin tuaj të ri, “Një pyetje e bukur”, ju shkruani se fizika i drejtohet sensit tonë të së bukurës. A ju frymëzon arti kur studioni ligjet e natyrës?

Arti i miniaturës

Postuar në 18 Gusht, 2015 17:32

Artisti japonez, Tanaka Tatsuya, ka krijuar një kalendar online me miniatura që i realizon me materiale të përdorimit të përditshëm. Ja disa prej tyre:

Pages

Subscribe to RSS - arti