artan xh duka

Amnistia fiskale, një nismë në mjegull

Postuar në 28 Prill, 2020 10:55

Qeveria po bën të sajën për të kontrolluar epideminë dhe ndonse në krahasim me vënde të tjera situata është inkurajuese, debati publik dhe politik rreth masave kufizuese, koha kur u ndërmorrën, shtrirja në hapësirë dhe kohë, shpenzimi i parasë etj do vijojë gjatë. Jemi të gjithë në kushtet e së panjohurës dhe vetëm koha do tregojë. 

“Grosistët” e zullumit politik

Postuar në 20 Dhjetor, 2017 13:38

Drejtësi pa “skadencë”

Rrokada në prokurori u bë dhe kësaj rradhe ia vlen si lajm sepse dorëzanës për reformën në drejtësi janë SHBA e BE. Keq që u katandisëm deri në këtë pikë, por ja që 30 vjet “qerrja” na mbeti në baltë dhe “zia” për Kushtetutë e sovranitet nuk u shkon atyre që tre dekada me rradhe e patën shansin t’a respektonin por abuzuan me të. Shumë shpejt të “mëdhenjtë” do dalin nga “moda” dhe qytetarët e nëpërkëmbur nga abuzimi politik do të mund të kërkojnë drejtësi për padrejtësinë.

Kreta dhe pëlhura e Penelopës

Postuar në 14 Nëntor, 2017 22:06

Pavarësisht natyrës diskrete të ecurisë së takimit, e mirëkuptueshme kjo në kontekstin ballkanik ku fjala “tradhëtar” lakohet e para, Kreta mbetet sukses. Nëse ka shtet ku duhet të ndjehesh si në shtëpi, është Greqia për ne dhe Shqipëria për ta. Jemi bërë mijra vjet ndaj dhe kufiri sot, as që nuk duhet kuptuar se po e kalon. Por që kjo të ndodhë, duhet “zhbërë” 1913. Jo në kufij, se ai zventitet mes fqinjësh të mirë, por në mentalitet.

A duhet folur troç me Greqinë?

Postuar në 07 Nëntor, 2017 23:18

Poterja greke në Himarë nuk është as e para dhe as e vetmja pas viteve 90 dhe ajo që ka ndodhur rëndom ka qënë lepe-peqja dhe heshtja zyrtare prej nesh. Me përjashtim disi të qeverisë Rama. Politika greke e di fare mirë që kërkon qiqrra në hell. E di por sërisht provokon dhe përmënd vënd e pa vënd veton ndaj integrimit në BE. Sot e ka radhën prapë Himara të bëhet lajm me zor. Njësoj sikur të bëhet fjalë për Athinën! Një lloj repeteje, një kthim në pikën Zero, pavarësisht heshtjes apo reagimit të mefshtë zyrtar tonit në vite.

Subscribe to RSS - artan xh duka