armo

Nxirren në shitje “Albpetrol”, aksionet e shtetit tek “Albtelekom” dhe “Armo”

Postuar në 07 Janar, 2016 15:22

Ministria e Ekonomisë parashikon që të privatizojë kompaninë”Albpetrol” për një shifër 95 milionë euro. Kështu parashikohet nga kjo ministri që ka si kuadër veprimi Planin e Privatizimit 2015-2017. Për këtë vit shifra e pritshme është 99.3 milionë euro, prej të cilave 4 milionë do të arkëtohen nga provatizimi i aseteve të tjera.  “Monitor” referon se për privatizmin e “Albpetrol” është ngritur një grup pune, “me asistencë teknike nga IFC”, që është duke studiuar mundësinë e ristrukturimit të kompanisë shtetërore, “me qëllim shitjen e tij si një aset strategjik”.

Si mbijetoi Rezart Taçi pa paguar taksa në 2009-2013

Postuar në 07 Janar, 2016 10:56

Një hetim i Prokurorisë së Tiranës ka zbardhur skemën e plotë të përdorur nga biznesmeni Rezart Taçi për t’iu shmangur taksave dhe tatimeve.
Që prej vitit 2013, organet tatimore por edhe ato vendore të Bashkisë Ballsh dhe komunës Qendër në Mallakastër kanë konstatuar disa herë detyrimet që kompania “Armo” kishte ndaj shtetit për ushtrimin e veprimtarisë së saj.

Interes për blerjen e “ARMO” nga një kompani amerikane

Postuar në 28 Shtator, 2015 10:42

Një kompani amerikane më seli në Teksas ka shprehur interes për blerjen e kompanisë së përpunimit të naftës, “ARMO”. Revista “Monitor” përcjell lajmin që konfirmohet nga burime të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. “Bëhet fjalë për kompaninë nga Teksasi, “Henry”, e fokusuar në fushën e ndërtimit, sipas faqes së saj zyrtare të internetit. Kompania është e interesuar për bitumin shqiptar, duke qenë se ajo ka interesa ndërtimi në Irak dhe në zgjerimin e kanalit të Suezit. Aktorët e tregut e vlerësojnë një zhvillim pozitiv, nëse kjo kompani do të hynte në tregun shqiptar”, shkruan “Monitor”.

ARMO, probleme edhe me pagesat e energjisë. OSHEE kërkon sekuestro për 11 fatura të papaguara

Postuar në 17 Gusht, 2015 14:19

Kompania ARMO e përpunimit të naftës “bie në rrjetën” e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë. Ky i fundit ka kërkuar sekuestro konservative për shkak se ARMO rezulton debitore ndaj OSHEE me 11 fatura të papaguara. “OSHEE i ka bllokuar ARMO-s llogaritë rrjedhëse, pas lëshimit të titullit ekzekutiv për detyrimet e papaguara të energjisë elektrike”, shkruan revista “Monitor” që raporton se janë disa që kanë kërkuar në QKR sekuestro. Borxhi i naftës së kompanisë është 267 milionë dollarë, prej të cilave 209 milionë bankave, kurse borxhi tatimor 53 miliomë dollarë.

Pages

Subscribe to RSS - armo