arbereshet

Mandala: Do çojmë ritet arbëreshe në UNESCO, Shqipëria të na mbështesë

Postuar në 30 Dhjetor, 2020 16:36

Mbi gjashtë shekuj që arbëreshët e Italisë mundohen të mbajnë të gjalla gjuhën, traditat, identitetin e origjinës. Në meritë të kësaj përpjekjeje sa krenare aq edhe të guximshme që meriton të përçohet te brezat më tej, Komitetit Kombëtar Italian të UNESCO-s, i është dorëzuar këtë të hënë nga Fondacioni Universitar “Françeso Solano”, propozimi që ritet arbëreshe “Moti i Madh”, të regjistrohen si Trashëgimi Kulturore Jomateriale e Njerëzimit.

Kalabria dhe Shqipëria një lidhje që reziston prej 600 vjetësh

Postuar në 06 Nëntor, 2018 21:26

Ilir Meta u prit me shumë entusiazëm në Lungro të Kalabrisë, ku mijëra arbëreshë dolën për t’i uruar mirëseardhjen kreut të shtetit shqiptar.

“Kalabria është shumë e rëndësishme për ne, sepse këtu është zemra e bashkësisë arbëreshe të zhvendosur në Itali që në Mesjetë. Ju jemi mirënjohës që kanë ruajtur gjuhën, traditat, zakonet, identitetin që nga koha e Skënderbeut. Është meritë e tyre, por edhe e kalabrezëve dhe italianëve, që i kanë mirëpritur.’’ – u shpreh Presidenti Meta.

Arbëreshët, thirrje Tiranës për gjuhën shqipe: Na sillni abetaren në Kalabri

Postuar në 23 Shtator, 2018 17:49

Tradita e dikurshme e mësimit të gjuhës shqipe mes ngulimeve arbëreshe të Jugut të Italisë po mpaket dita- ditës dhe numri i atyre që mësojnë shqip, po vjen duke u zvogëluar. Në një bisedë para kamerës së “TemA TV”, albanologu arbëresh Matteo Mandala ngre alarmin për mirëmbajtjen e gjuhës shqipe në këto troje, gjë, të cilën e lidh së pari me krizën ekonomike, që ka çuar në braktisje të fshatrave arbëreshë në Itali.

"Gjaku i shprishur"*

Postuar në 29 Janar, 2017 12:27

Arbëreshët, shkrimi i shqipes. Dy elementë që preken në intervistën e Bardhyl Demirajt për "Gazeta Shqiptare". Drejtuesi i katedrës së albanologjisë në Munih, nuk mjaftohet vetëm me shpjegimin e përgjithshëm të librit të tij, por na sjell një varg shpjegimesh lidhur me Buzukun, Formulën e Mallkimit, kuptohet shumë e shumë individë të shquar arbëreshë, por edhe shpjegime të thukëta për probleme albanologjike që lidhen me arealin arbëresh e shumë e shumë të tjera. 

Rivendosje e lidhjeve për të mos lejuar asimilimin e arbëreshëve*

Postuar në 12 Dhjetor, 2016 08:56

Në Itali, që prej më shumë se 600 vjetësh është vendosur dhe jeton një komunitet shqiptar i ardhur përgjatë rrjedhave të kohës nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, si dhe nga arvanitasit e Greqisë, kryesisht zona e Peloponezit, Epirit, dhe ishujt e Jonit. Shkaqet kryesore të këtyre dyndjeve të mëdha ishin luftërat midis Lindjes e Krishterimit, luftërat dhe grindjet e brendshme, si dhe gjendja e vështirë ekonomike e popullsisë së këtyre trevave dhe banorëve shqiptarë në rajonin e Ballkanit në epokën paramesjetare dhe Mesjetë.

Ngulimet shqiptare në Italia dhe gjuha e tyre

Postuar në 21 Korrik, 2016 12:53

Në fushën e studimeve shqiptare ngulimet e përhapura në Greqi, Itali jugore e Siqeli, për vjetërsinë e themelimit të tyre e për shkëputjen e hershme nga trungu i përbashkët, janë me rëndësi si për historianin ashtu dhe për etnografin e onomastin. Po janë në mënyrë të veçantë edhe për gjuhëtarin, i cili gjen në dialektet e tyre gjurmët e një faze të përparme të shqipes dhe mund ta rindërtojë gjer diku këtë me anën e atyre.

Prof. Altimari: “Kisha e Shën Thanasit, monument kulture për arbëreshët...Ne arbëreshët nuk shitemi për 30 aspra si ca e ca”

Postuar në 29 Gusht, 2015 17:01

Në vend të Kishës së Shën Thanasit, duket se do të ndërtohet një kishë, ose monument tjetër që përkutjon lidhjet shqiptaro-arbëreshe. Në muajin nëntor madje, do të mbahet edhe një Kuvend shkencor, synon, siç thotë profesori arbëresh, Francesco Altimari në një intervistë për gazetën “Shekulli”, “për ta rindërtuar më në fund bashkërisht një histori objektive dhe shkencore të kompleksitetit të Himarës, të këtij djepi të rëndësishëm kulturor dhe arsimor që meriton një vëmendje të posaçme larg shablloneve nacionale dhe fetare, larg kulisave politiko- kishtare dhe manipulatorëve të çdo lloji”.

Prishtinë/Nis punimet Seminari XXXIV për Gjuhën dhe Letërsinë

Postuar në 17 Gusht, 2015 15:58

Ka nisur punimet në Prishtinë Seminari XXXIV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili do të zhvillohet deri më 28 gusht dhe që ka si tema kryesore: shqipja në domenin publik, letërsia dhe religjioni, si dhe kultura shqiptare në tranzicion.

Subscribe to RSS - arbereshet