Apple

7 kompanitë më fitimprurëse në botë

Postuar në 07 Prill, 2019 11:04

Apple ka qenë prej vitesh kompania më fitimprurëse në botë. Por, stafetën e ka marrë kompania shtetërore e naftës në Arabinë Saudite, “Saudi Aramco”, e cila është duke u përgatitur të futet në bursë.

Kompania u detyrua të publikojë të dhënat financiare, të cilat u vlerësuan nga Moody. Fitimet e Saudi Aramco llogariten në  111.1 miliardë $ në 2018.

"Qesharake të mendojmë se teknologjia mund të kontrollojë njerëzit"

Postuar në 03 Prill, 2018 17:40

Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak thotë se njerëzit inteligjentë janë kudo dhe se mjetet për zhvillimin e programeve janë gjithashtu në dispozicion të kujtdo, kështu që "natyrshëm”  në çdo vend mund të themelohej kompania e  radhës në fushën e komunikimit, nëse do të krijonte diçka të aftë për të "pushtuar botën".

Rikthim në SHBA dhe 30 miliard dollarë në investime deri në vitin 2023 planifikon Apple

Postuar në 19 Janar, 2018 23:27

Presidenti amerikan Donald Trump nxitoi për të kapitalizuar investimet e ardhshme të Apple në Amerikë, por edhe pagesën e taksave të prapambetura prej 38 miliardë USD.

Gjigandi i teknologjisë së lartë tha se do të kanalizonte rreth  30 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme në Shtetet e Bashkuara, duke synuar ndërtimin e centraleve të reja dhe krijimin e 20,000 vendeve të reja të punës.

Apple drejt blerjes së Shazam

Postuar në 08 Dhjetor, 2017 23:06

Apple pritet të bëjë një tjetër blerje të madhe në treg. Sipas mediave të specializuara për informacionin e tregut të teknologjisë, Apple po bëhet gati të shpallë ofertën për blerjen e Shazam, kompania që operon në fushën e njohjes së këngëve përmes valëve zanore burimore nga çdo pajisje.

Apple drejt finalizimit të Motorit Neuronik në celularë

Postuar në 31 Maj, 2017 09:20

Apple mund të japë një tjetër goditje në tregun e telefonisë bashkë me të cilën me gjasë do të pasojë edhe një standard i ri në përdorimin e Inteligjencës Artificiale dhe masivizimin e saj. Kompania është duke punuar për një qark të integruar të quajtur Motori Neuronik Apple(Apple Neural Engine) i cili do të shërbejë për proceset e inteligjencës artificiale në pajisjet e telefonisë celulare.

Pas 12 refuzimeve Apple pranoi aplikacionin që gjurmon sulmet ajrore

Postuar në 29 Mars, 2017 11:07

Pesë vjet më parë bëra një aplikacion të thjeshtë për iPhone, i cili do te njoftonte përdoruesit e telefonit sa herë qe mediat raportonin për një sulm ajror me dron të SHBA-ve. Apple e refuzoi tri herë aplikacionin, duke e quajtur atë "tepër të dënueshëm ose me përmbajtje të papërpunuar."

Snowden 2.0

Postuar në 09 Mars, 2017 10:52

Rrjedhjet masive të informacionit të publikuara në WikiLeaks, të cilat hedhin dritë mbi faktin se CIA po shndërrohet gradualisht në një agjenci hakerimi dhe shkeljesh ligjore për sigurinë dhe privatësinë kibernetike, kanë dalë nga kontraktorët e saj. Të paktën kështu janë shprehur zyrtarë të agjencisë për “Reuters” duke bërë me dije se modeli Snoëden po tenton të bëhet epidemic.

Apple duhet t'i paguajë 13 miliardë euro Irlandës, SHBA akuzon BE

Postuar në 04 Shtator, 2016 12:32

Vendimi I Bashkimit Evropian që kompania Apple t’i paguajë 13 miliardë euro Irlandës detyrime taksash të prapambetura sipas Presidentit të Komisionit Europian, Zhan Klod Junker nuk është një vendim kundër Shteteve të Bashkuara, por bazohet në të dhëna dhe rregulla mbi të cilat operon ky shërbim në vendet e BE-së. Junker tha në takimin e G20 se Apple u favorizua ndjeshëm nga Dublimi në sistemin e taksave dhe se kjo çështje nuk mund të përdorej kundër Shteteve të Bashkuara.

Nancy Pelosi: "Iphone u shpik nga qeveria, jo nga "Apple"

Postuar në 11 Qershor, 2016 20:07

Steve Jobs është cilësuar nga shumëkush si një gjeni, si dikush që ndryshoi botën etj., epitete që nuk mungojnë në raste kur një ëndërr duhet mbajtur gjallë. Por jo të gjithë bien dakord. Dhe informacione jo shumë të njohura, pse jo të befta nisin të dalin në situata konflikti, siç është ajo mes qeverisë amerikane dhe kompanisë së drejtuar nga i ndjeri Jobs, "Apple".

Beteja FBI-Apple, paradhoma e botës së survejimit masiv

Postuar në 21 Shkurt, 2016 01:50

Ka krijuar debate të mëdha vendimi i Apple për të mos pranuar kërkesën e Byrosë Federale të Hetimit(FBI) për  zhbllokimin e iPhone të Syed Farook, që medohet se është i përfshirë në sulmet terroriste të fundvitit në San Bernardino në SHBA. Në një letër të hapur që u publikua gjerësisht, CEO i Apple, Tim Cook, e shpjegonte vendimin e kompanisë me prioritetin që ka privatësia kundrejt sigurisë në një botë që po e vendos njeriun në kushtet e survejimit masiv.

Pages

Subscribe to RSS - Apple