anullimi

Sa më larg Serbisë, Mali i Zi: Rezolutë për anullimin e vendimit të bashkimit të vitit 1918

Postuar në 01 Shtator, 2018 11:33

Gazeta malazeze “Pobjeda” raporton se Partia Demokratike e Socialistëve të  Malit të Zi synon kalimin në Parlament të një rezolute që parashikon anullimin e  vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Podgoricës së vitit 1918. Sipas interpretimit aktual, Asambleja e Madhe Kombëtare e Popullit Serb në Mal të Zi në vitin 1918u organizua në kundërshtim me Kushtetutën dhe sistemin ligjor të Malit të Zi të asaj kohe.

Reagim i mërgatës shqiptare ndaj historianit Pëllumb Xhufi*

Postuar në 22 Prill, 2018 10:27

Para disa ditësh, Komuna e Skarbekut në Bruksel lajmëroi mbajtjen më 23 prill (të hënën), të një konference kushtuar Skënderbeut, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë kombëtar. 

Në lajmërimin dhe ftesat e shpërndara bëhej me dije se ky aktivitet organizohej me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Belgjikë dhe se konferencierët-panelistë të përzgjedhur nga ambasada do të ishin zotërinjtë Pëllumb Xhufi, Lek Pervizi e Safet Kryemadhi.

“Non Paper” nga Ankaraja për qeverinë shqiptare, letra që dyshohet se anulloi tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës

Postuar në 25 Shtator, 2016 17:26

Kërkesa qe presidentit turk Erdogan bëri nga Tirana në maj të vitit të kaluar me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë për dëbimin nga Shqipëria të investimeve të Fetyllah Gylen duket se është marrë në konsideratë nga qeveria shqiptare.  Këto dyshime i përforcon edhe më shumë anullimi i tenderit për mirëmbajtjen e Rrugës Durrës-Kukës, ku u shpall fituese firma turke “Vendeka”, me administratore Baki Kuran.

Pezullimi i linjës Brindizi-Sarandë, autoriteti portual nuk lejon median të filmojë

Postuar në 08 Gusht, 2016 18:36

Pak ditë më parë u njoftua mbyllja e linjës së trageteve Brindizi –Sarandë, një mundësi e mirë kjo për qytetin jugor që mbahet kryesisht nga të ardhurat e turizmit. Arsyeja që jepej nga Ministria e Transporteve ishte se leja duhet të ishte vjetore, ndonëse ishte po kjo ministri e drejtuar nga i famshmi i kësaj vere, Edmond Haxhinasto, që hapi rrugën për vendosjen e linjës. Sot televizioni lokal “Saranda web” që pasqyroi lajmin ka kërkuar të bëjë filmime në portin e Sarandës, por administrata e portit nuk ka pranuar të lejojë ekipin e xhirimit. Arsyeja?

Incidenti, ministri i Jashtëm "non grata" në Presidencë

Postuar në 15 Korrik, 2016 10:05

Presidenti, Bujar Nishani anuloi dje takimin e planfikuar me ambasadorët shqiptarët nëpër botë. Në momentin që ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, zv/ministrat dhe trupa e ambasadorëve hynë në ambjentet e Presidencës në pritje të takimit me kreun e shtetit, u njoftuan pas disa minutash nga Drejtori i Kabinetit, Olsi Lase se takimi anulohej.

PD e sigurtë për ardhjen në pushtet, shpall anullimin e projektit të stadiumit kombëtar "Qemal Stafa"

Postuar në 24 Janar, 2016 13:08

Partia Demokratike shpall anullimin e projektit të stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", për të cilin qeveria ka hapur tenderin. Kjo në perspektivën e ardhjes në pushtet që Partia Demokratike e sheh si një ndodhi të sigurtë. Në këtë frymë Partia Demokratike ka lajmëruar të interesuarit dhe sipërmarrësit që janë thirrur të bëhen pjesë e këtij plani, se nuk do e njohë dhe do ta anullojë menjëherë këtë projekt. "Plani i Edi Ramës për stadiumin Qemal Stafa, është një skemë e mirëfilltë korruptive, projekti ndoshta më fitimprurës për të, miqtë dhe klientelën e tij.

Pages

Subscribe to RSS - anullimi