anullim

Qeveria lë me gisht në gojë Gener 2, anullon Thumanë-Kashar

Postuar në 21 Janar, 2019 14:46

Në daljen e parë për mediat si ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi tërheqjen e qeverisë nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar. Ky segment që financohej nga projekti 1 miliardë dollarë ishte në pritje të nënshkrimit të kontratës me kompaninë “gener 2” të biznesmenit, Bashkim Ulaj.

“Kam vendosur ndërprerjen e partneritetit publik privat për aksi Thuman-Kashar, dhe këto fonde do të shkojnë për “Paktin për Universitetin” për ndërtimin e infrastrukturës”- shtoi ndër të tjera Balluku.

Anullohet ceremonia për Putin në Universitetin e Peloponezit

Postuar në 15 Shkurt, 2018 11:05

Universiteti i Peloponezit anulloi ceremoninë dhënies së Titullit të Nderit për Presidentin rus, Vladimir Putin. Aktiviteti ishte parashikuar të mbahej më 22 Shkurt nga Departamenti i Arkeologjisë dhe Menaxhimit të Kulturës e Historisë në këtë universitet. Argumenti është se presidenti i Rusisë e ka të pamundur pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Por çështja duket se shkaktoi një shumëllojshmëri reagimesh si në bashkësinë universitare dhe në opinionin publik.

Qeveria prish kontratën me Beketin për hidrocentralin e Kalivaçit

Postuar në 26 Maj, 2017 22:35

Në fund të mandatit qeveria prish kontratën e nënshkruar 20 vite më parë me kompaninë “Hidro srl” për ndërtimin me konçesion të hidrocentralit të Kalivaçit. Kjo kompani që ka në zotërim 100% të aksioneve të firmës Kalivaçi Green Energy është në pronësi të italianit Françesko Beketi i akuzuar nga Prokuroria Shqiptare për veprat penale të pastrimit të parave, falsifikimit të dokumentave dhe shmangien e taksave.  

Tradhëtia me plehrat njësoj si me hidrocentralin mbi Vjosë. Qeveria nuk ka ndërmend të anullojë as HEC-et në Valbonë

Postuar në 04 Tetor, 2016 11:07

Në kulmin e debatit për ligjin e importit të mbetjeve që u miratua nxitimthi dhe që shumica refuzon ta çojë në referendum, qeveria jep një prove tjetër se e ka të vështirë të vërë interesin e publikut para llogarive ekonomike që dalin nga shfrytëzimi i resurseve natyrore.

Qeveria anullon Parkun Industrial të Lezhës

Postuar në 18 Maj, 2016 20:48

Një vendim i qeverisë Berisha që nuk u kthye asnjëherë në një investim konkret dhe që u përdor nga ish-kryebashkiaku i Lezhës, Viktor Tushe si premtim për rilindjen  e Lezhës, u zhbë me një vendim të qeverisë aktuale, nisur nga një propozim i ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Bëhet fjalë për Parkun Industrial të Lezhës, shpallur me një vendim të 27 Janarit të vitit 2009 për dhënien e statusit të zonës ekonomike. Në realicionin shoqërues të vendimit thuhet se riaktivizimi i zonës së mësipërme nuk mund të vazhdojë, për shkak të problematikave të pronësisë së truallit.

PD angazhohet për çështjen rome

Postuar në 16 Tetor, 2015 21:01

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, përmes një letre të hapur drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj kërkon anullimin e vendimit për shpërnguljen me dhunë të 44 familjeve të komunitetin rom e egjiptian nga zona e Parkut Kombëtar në Tiranë. Deputetja Vokshi, e cila është dhe kryetarje e Komisionit Parlamentar për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, e konsideron shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut, faktin që sipas saj, “dhjetra familje rome po dëbohen me forcë nga Liqeni Artificial, pas një urdhëri të Kryetarit të Bashkisë Tiranë”.

Njësoj si në Shqipëri/Premtoi anullimin, sot Alexis Tsipras firmos 14 konçesione

Postuar në 19 Gusht, 2015 11:06

Alexis Tsipras po jep prova se është në gjendje të bëjë çdo gjë, për të ecur përpara duke qëndruar në pushtet. Ndonëse duket si një vendim pa alternativë, dhënia me konçesion e 14 aeroporteve të Greqisë, një kompanie të vetme, gjermanes “Fraport”, ka provokuar debate në shtetin fqinj. Kjo pasi Tsipras ka kundërshtuar dhënien me konçesion kur ishte në opozitë. “Qeveria zgjodhi të vepronte me privatizimin e 14 aeroporteve, saktësisht siç kishte rënë dakord qeveria e shkuar. Tsipras mund të kërkojte falje, por ai nuk ka turp”, tha ish-kryeministri konservator Antonis Samaras.

Subscribe to RSS - anullim