ankimojë

Qeveria nuk tërhiqet nga hidrocentralet mbi Vjosë

Postuar në 03 Maj, 2017 16:23

Edhe pse një ditë më parë Gjykata Administrative vendosi që të shfuqizojë vendimin e Ministrisë së Energjisë për të ndërtuar mbi lumin Vjosë hidrocentralin e Poçemit, Ministria e Energjisë do të ankimojë çështjen në shkallën e dytë për të kërkuar ndërtimin e tij. Zyrtarisht ky institucion, në rolin e autoritetit konktraktor, thotë për televizionin Klan se nuk është i kënaqur me vendimin dhe se në thelb gjykata nuk ka shfuqizuar asnjë procedurë të saj, por vetëm atë dhënien e lejes mjedisore, që është kompetencë e Ministrisë së Mjedisit.

Subscribe to RSS - ankimojë