anetaresimi

Shqipëria dhe Maqedonia Veriore aktuale s’do të anëtarësohen në BE-në e sotme

Postuar në 14 Korrik, 2019 16:16

Rastet e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut janë një test në këtë periudhë transitore, pas së cilës mund të dihet më shumë se nga do të shkojë procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian. Në këtë proces, deri më tash, BE-ja ka ruajtur parimin e “qasjes individuale bazuar në meritat e kandidatit në përmbushjen e kushteve”. Pra, pak a shumë, në proces vendi kandidat i ka përmbushur kriteret e caktuara në ndonjë kapitull të caktuar, Komisioni Evropian e ka verifikuar këtë, dhe BE-ja e ka bërë hapin e radhës duke hapur apo mbyllur ndonjë kapitull.

Gati ftesa për Maqedoninë në NATO

Postuar në 28 Janar, 2019 17:02

Javën e ardhshme, parlamenti grek pritet të ratifikojë protokollin e pranimit të Maqedonisë në NATO. Seksioni grek i CNN duke iu referuar burimeve nga Ministria e Jashtme njoftoi se procedurat nisën këtë të hënë.

Jack Ma anëtarësohet në Partinë Komuniste të Kinës

Postuar në 27 Nëntor, 2018 11:48

Jack Ma, themeluesi i kompanisë kryesore kineze, Alibaba Group Holding Ltd. Është anëtarësuar në Partinë Komuniste të Kinës. Lajmi është bërë publik nga mediat kineze që thonë se Ma ka dhënë kontribute për zhvillimin e vendit.

Ministria e Jashtme: Nuk do të ketë largim nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik

Postuar në 18 Gusht, 2018 13:17

Është folur shpesh në Shqipëri për anëtarësimin e vendit tonë në Konferencën Islamike, që sot quhet Organizata e Bashkëpunimit Islamik. Hera e fundit kur pozita e Tiranës zyrtare u debatua në lidhje me këtë organizatë, ishte miratimi i rezolutës turke për Jeruzalemin, që kaloi edhe në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Turqia kërkon anëtarësimin në BRICS

Postuar në 30 Korrik, 2018 11:25

Turqia ka kërkuar së fundmi që të bëhet pjesë e grupit ekonomik BRICS, ku bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar që BRICS të lejojë Turqinë që të bëhet pjesë, duke kërkuar simbolikisht që akronimit të grupit t’i shtohet edhe gërma T në fund.

Kancelari austriak: Të ndalen menjëherë negociatat e anëtarësimit të Turqisë në BE

Postuar në 15 Korrik, 2018 17:16

Kancelari austriak Sebastian Kurz është i mendimit se Bashkimi Europian duhet të mbyllë negociatat e pranimit me Turqinë dhe të mendojë një tjetër lloj bashkëpunimi me Ankaranë zyrtare. 

Negociatat mes BE-së dhe Turqisë duhet ta ndalojnë menjëherë

shprehet Kurz në një intervistë pë gazetën greke “Kathimerini”.

Dossier/Strategjia e vitit 1993: Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO parashikohej të ndodhte në vitin 2000

Postuar në 18 Prill, 2018 15:51

Universiteti i Goergtown në SHBA publikon së fundmi disa dokumente të rëndësishme të Arkivës Kombëtare Amerikane që zbulojnë evolucionin e strategjisë së zgjerimit të NATO-s drejt Lindjes së Europës. Dokumentet përfshijnë edhe bisedat mes dy ish-presidentëve Bil Clinton dhe Boris Jelcin, që duket se kishin edhe miqësi personale. Materialet jepen në formatin orgjininale, pra faksimile, por paraprihen nga një analizë kritike e tyre për të shpjeguar kontekstin dhe për të kryqëzuar

Europa përballë një krize të mundshme në Ballkan

Postuar në 28 Shkurt, 2018 10:39

"Lufta e Dytë Botërore ka mbaruar, por jo Lufta e Parë Botërore". Këto ishin fjalët që dëgjoi nga një zyrtar i lartë në Turqi, në Ankara Ivan Krastev, kreu i Qendrës Liberale Strategjike me qendër në Sofje. Krastev në një artikull për Guardian shpjegon pse Europa është përballë një krizë të mundshme në Ballkan dhe pse duhet të veprojë menjëherë. Zyrtari turk e kishte fjalën për Lindjen e Mesme, por ai beson se i njëjti koment mund të ishte bërë respektivisht nga një zyrtar i Moskës, Kievit, ose Ballkanit për situatën aktuale në kontinentin evropian.

FT: Shqipëria mund t'ja kalojë Serbisë në rrugën e anëtarësimit

Postuar në 09 Shkurt, 2018 13:26

Shqipëria mund të ecë më shpejt se Serbia në rrugën e anëtarësimit për në BE. Të paktën ky është mendimi që përcillet nga një editorial i “Financial Times”, që citohet nga agjencia ruse “Sputnik”.

Editoriali është një analizë mbi vendimet e fundit të Komisionit Europian që zbuloi se në parim e pranon zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Në përfundimin se Shqipëria mund të parakalojë Serbinë, editoriali arrin tërthorazi:

Me cilët kufinj do të pranojë Serbia të anëtarësohet në BE?

Postuar në 01 Shkurt, 2018 19:03

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk e ka njohjen e Kosovës si kusht për anëtarësimin e Serbisë. Ajo ka folur gjatë një mbledhjeje të përbashkët mes qeverisë serbe dhe asaj sllovene gjatë së cilës referoi qëndrimet e presidentit të Parlamentit Europian, Tajani.

Pages

Subscribe to RSS - anetaresimi