amendamenti

Kongresi i lidh duart Donald Trump: Jo luftë me Iranin pa miratimin tonë

Postuar në 26 Maj, 2018 01:09

Kongresi amerikan i ka ndaluar presidentit Donald Trump të shpallë luftë ndaj Republikës Islamike të Iranit pa marrë më parë miratimin e dhomës së përfaqësuesve, 
Media iraniane PressTv raporton se amendamenti ka kaluar unanimisht të mërkurën dhe se ai është propozuar nga përfaqësuesi demokrat Keith Maurice Ellison dhe është mbështetur nga një numër kongresmenësh demokratë dhe republikanë. 

PS-ja bllokoi statusin me tre ligjet. PD-ja bën demarshe për të bllokuar hapjen e negociatave me situatën e drogës

Postuar në 07 Nëntor, 2016 19:31

Deputeti I PD-së Aldo Bumçi ka depozituar disa amendamente ku i kërkohet Këshillit të Europës dhe Komisionit që për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë të vendosen kushte. Këtë pretendim PD-ja e ka përsëritur shpesh së fundmi, duke nxjerrë si sebep situatën e drogës në vend. Në një intervistë për ABC NEWS Bumçi tha shprehimisht se PD-ja është investuar qartazi në këtë drejtim:

Amendament për të penguar rikthimin e Kokëdhimës në politikë

Postuar në 12 Maj, 2016 10:26

Me qëllim ndalimin e rikandidimit të ish-deputetit Koço Kokëdhima, të cilit Gjykata Kushtetuese i ndërpreu mandatin për përfiitime të fondeve publike, Partia Demokratike i propozon parlamentit një amendament që synon të pengojë rikthimin e tij në politikë.

Debati në PE, propozohet amendament për ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE

Postuar në 21 Mars, 2016 21:18

Në debatin për Shqipërinë, Parlamentit Evropian iu propozua një amendamend nga ekstremi i djathtë francez për ndërprerjen e negociatave të  anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Raportuesi Knut Fleckenstein nuk e pranoi këtë  amendament që ishte edhe më kritiku nga 163 amendamentet dhe që kishte të bënte me  ankesat e veçanta për të drejtat e minoriteteve raporton "Abc News". "Mesazhi kryesor i draft-rezolutës është aprovimi i shpejtë i reformës në drejtësi. Shumica e amendamenteve kanë ardhur nga raportuesit në hije dhe unë i falenderoj për këtë.

Subscribe to RSS - amendamenti