Ambasadori rus

Ambasadori i Rusisë në Serbi: Rezoluta 1244 mund të amendohet

Postuar në 28 Maj, 2020 23:16

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko ka deklaruar së fundmi për agjencinë "Sputnik", se Rezoluta 1244 e OKB-së me të cilën përkufizohet statusi ndërkombëtar i Kosovës që nga viti 1999, mund të amendohet. Ai ka nënvizuar se Rusia e respekton këtë rezolutë, se ajo njeh sovranitin e Serbisë dhe se asnjë zgjidhje për Kosovën nuk duhet imponuar nga jashtë. 

Reagime ndaj deklaratave të ambasadorit rus në Serbi

Postuar në 06 Nëntor, 2017 10:51

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandr Chepurin ka provokuar reagime në Serbi pas deklaratës së tij për median ruse “Sputnik” se vizitës së zv.ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Yee, iu kushtua shumë vëmendje. Një akademik serb, Dusan Teodoroviç, ish-anëtar i lëvizjes opozitare “Mjaft është Mjaft” dhe një nga themeluesit e lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, ka reaguar duke i kujtuar Chepurin se nuk ka pse ta ndihmojë më Serbinë. Po kështu thirrja i ka shkuar edhe Qendrës Humanitare në Nish, për të ciln Teodoroviç shprehet se nuk duhet të vijojn më me qëndrimin në Serbi.

Ambasadori rus në selinë e PD-së

Postuar në 14 Mars, 2017 18:19

Zyra për shtyp e kryetarit të Partisë Demokratike njoftoi se Lulzim Basha priti në selinë e Partisë Demokratike ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandër Karpushin. Në njoftim thuhet se Basha iu përgjigj interesit të ambasadorit Karpushin mbi zhvillimet politike në vend, por pa dhënë më tej një vlerësim për situatën me argumentin se “parimi bazë i politikës së jashtme të Rusisë, të cilit i qendron edhe Ambasada Ruse në Tiranë, është parimi i mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera”.

Spekullime në media se Churkin u helmua

Postuar në 26 Shkurt, 2017 22:18

Vdekja e ambasadorit rus në OKB, Vitaly Churkin ka hapur një diskutim mediatik mbi mundësinë e helmimit të tij. Kanë qenë disa media, kryesisht në SHBA që kanë lënë shteg të mendohet se nga autopsia e kryer, Churkin mund të mos ketë patur vdekje natyrale. Sipas televizionit filipinas, “abs-cbn”, raporti i ekzaminimit mjekësor fliste për “ushqimin e dyshuar” duke spekulluar se helmi ka dhënë efekt në veshka.

Vrasësi i ambasadorit rus në Ankara varroset në varrezën e anonimëve

Postuar në 16 Janar, 2017 13:46

Mevlüt Mert Altıntaş, vrasësi 22 vjeçar i ambasadorit rus në Ankara, Andrey Karlov, u varrosur në datën 13 janar në varrezën e personave pa emër. Familja e Altıntaş nuk ka aplikuar për tërheqjen e trupit brenda afatit ligjor, ndaj autoritetet lokale kanë proceduar me varrosjen e tij. Ai u vra në datën 19 dhjetor 2016 pas shkëmbimit të zjarrit që pasoi vrasjen prej tij të ambasasdorit Karlov. 

Turqia dhe Rusia nisën një hetim të përbashkët për ngjarjen dhe sipas ministrit të Brendshëm turk, ka disa të dhëna interesante që kanë dalë në dritë. 

Ambasadori rus Karpushin: Qeveria shqiptare nuk u përgjigjet as ftesave,në Moskë janë të gatshëm ta presin kryeministrin shqiptar

Postuar në 13 Tetor, 2016 11:40

Ambasadori rus në Tiranë, Alexander Romanovich Karpushin, gjatë një interviste për Shqiptarja.com ftoi kryeministrin Edi Rama për një vizitë në Moskë. Sipas ambasadorit nuk ka vullnet nga pala shqiptare për një dinamikë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve. Si pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve, ambasadori përmendi çështjen e sanksioneve dhe deklaratat e disa përfaqësuesve të udhëheqjes shqiptare për të ashtuquajturin “kërcënim rus”.

Subscribe to RSS - Ambasadori rus