ambasada shba

Politika u shtir sikur bëri reformën. Tani radha e popullit të shtiret sikur beson se ka zgjedhje të ndershme

Postuar në 05 Qershor, 2020 22:05

Fitore. Standarde, hapet rruga për negociata, integrimin. Çfarë ka ndodhur? Qenka miratuar reforma zgjedhore. Janë dhënë garanci më shumë për popullin shqiptar. Të votojë i qetë dhe ndershmërisht.

Nëse lexon dokumentin aty sheh ca rregulla "të reja" për institucionet administrative, një identifikim elektronik, që është pesë me hiç dhe ca arnime kozmetike. Për këto çikërrima, Partia Demokratike aktroi sikur të ishin Konferenca e Paqes në Versajë, duke marrë pas vetes edhe një deklaratë kortizonike nga ambasada amerikane: 

Ligji i Vettingut/Fletë Përgëzimi për koalicionin PS – LSI nga Ambasada e ShBA-së

Postuar në 30 Gusht, 2016 22:39

Ligji për vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve është kaluar sot në parlament pa votën e opozitës. Ky akt i rëndësishëm politik e legjislativ kreditoi krejt pa bazë një paradë deklaratash që provojnë krizën reale të vendit. Kryeministri nxitoi të shpallte soliditetin e koalicionit dhe rikthimin e drejtësisë në Shqipëri, ndërkohë që thjesht është hapur një proces i gjatë dhe i ndërlikuar.

Nis edhe reforma e madhe në gazetarinë shqiptare

Postuar në 06 Korrik, 2016 18:31

Luftë korrupsionit administrativ - kështu mund të përkthehet kjo thirrje, ndërkohë që korrupsioni politik, ai që po mbyt Shqipërinë, ai për të cilin asnjë ambasadë nuk ka nevojë për investigime gazetareske, lihet jashtë. Jo më kot, pasi është garanci për të qenë i përshtatshëm për negociata. 

Subscribe to RSS - ambasada shba