aliene

'Alienë' 1000-vjeçarë në Parlamentin e Meksikës

Postuar në 13 Shtator, 2023 19:38

Fosilet e dy qenieve që supozohet se kanë qenë alienë janë ekspozuar në Parlamentin e Meksikës. Në një seancë speciale, trupat iu përshkruan të pranishmëve si 100-vjeçare, nga gazetari dhe shkencëtari i UFO-ve, Jaime Maussan. Ato janë gjetur në Cusco, Peru.

"Këto ekzemplarë nuk janë pjesë e evolucionit të botës sonë. Ato janë gjetur të fosilizuara në një minierë", tha Maussan.

Baktere me origjinë jashtëtokësore në stacionin hapësinor?

Postuar në 27 Nëntor, 2017 22:30

Baktere të gjalla të cilat mund të kenë origjinë jashtëtokësore u gjetën në sipërfaqen e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS). Mikroorganizmat sipas kosmonautit rus, Anton Shkaplerov do të studiohen më tej në Tokë.

"Bakteret nuk kishin qenë aty gjatë nisjes së stacionit.  Pra, ata kanë fluturuar nga diku në hapësirë ​​dhe janë vendosur në anën e jashtme"-deklaroi Shkaplerov duke shtuar se mikroorganizmat mund të kenë ardhur nga hapësira e jashtme.

Megastrukurë aliene në KIC 8462852? NASA thotë se bëhet fjalë për një “familje kometash”

Postuar në 25 Nëntor, 2015 23:13

NASA ka dalë me një qëndrim të vetin rreth “anomalisë” së vërejtur në vëzhgimin e yllit KIC 8462852, 1481 vjet dritë larg nga Toka. Vëzhguesit vunë re pulsime të parregullta, joperiodike, rreth këtij ylli, duke i hapur rrugë hipotezës së një megastrukture të ndërtuar nga një qytetërim alien. Diskutimet e shumta erdhën pasi sipas disa shkencëtarëve asgjë natyrale nuk i jep shpjegim shterues faktit se drita përthyhet në mënyrë kaq jo të rregullt.

Shihni këto pamje. Po këmbëngulet në rrjet: Ata gurë janë alienë. CNN: Në internet njerëzit kanë ikur nga mendja

Postuar në 28 Gusht, 2015 19:57

Fotografitë e përcjella nga sonda “Curiosity” në Mars kanë nxitur fantazinë dhe imagjinatën në internet. Mjafton një gur me një ngjyrë disi ndryshe, një siluetë çfarëdo, ajo fokusohet, zmadhohet dhe ja, prova e alienëve. “NASA po na fsheh diçka”. Kështu shprehem ufologët. CNN ka menduar të sjellë një set me këto fotografi që po diskkutohen shumë në internet duke shënuar: “Mos vallë (njerëzit) intereneti ka ikur nga mendja”. Pyetje që merr rëndësi pasi shumimi i teorive konspiracioniste shpesh vë në diskutim edhe besimin ndaj versioneve zyrtare e shkencore për zbulime të ndryshme.

Subscribe to RSS - aliene