Aldo Cazzullo

BE-ja nuk mund të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë

Postuar në 27 Maj, 2019 16:43

Aleanca midis partive të djathta të qendrës dhe populistëve nuk është e mundur, madje as e nevojshme. Nëse sovranistët donin ta kthenin Europën me kokë poshtë, ata tani do të duhet të presin të paktën pesë vjet. Partitë e Le Penit dhe Salvinit janë të parat në Francë dhe në Itali; por forcat proevropiane kanë shumicë të qartë edhe në parlamentin e ri. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk ka ndodhur asgjë. Vota e djeshme mbyll periudhën pesëmbëdhjetëvjeçare gjatë të cilës Evropa faktikisht është qeverisur nga Angela Merkel.

Subscribe to RSS - Aldo Cazzullo