albpetroli

Marifeti i vjetër/Albpetrolin po e falimentojnë për t’ia dhënë Kastratit

Postuar në 06 Maj, 2020 19:13

Të vetëdijshëm se në fund të muajit do marrin 60 përqind më pak nga paga,  punonjësit e Albpetrolit kanë vijuar punën, ndonëse prej dy ditësh janë njohur me e-mailin që i është shpërndarë zyrës së financës për shkurtimin e pagave. TvT kontaktoi me një prej inxhinierëve të kësaj rafienerie, Siri Mustafaraj, i cili thotë se situata e krijuar është e qëllimshme. Ai nuk përjashton skenarin që Albpetrol të çohet drejt falimentimit për t’ia shitur më pas me çmim të lirë njërit prej klienteve të preferuar të qeverisë, kompanisë "Kastrati".

Nuk përjashtohet konçesioni për “Albpetrolin” . “INSIG” me vlerë fillestare tenderimi, 15 milionë euro

Postuar në 15 Janar, 2016 16:07

Qeveria shqiptare ka ndërmend të nxjerrë në treg për privatizim gjatë vitit 2016 më shumë se 1700 objekte. Drejtori i Privatizimeve në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Zamir Stefani, sqaron se “këto janë objekte të mbetura nga ish ndërmarrje, asete të ndryshme të këtyre ndërmarrjeve apo shoqërive publike, si reparte ushtarake, objekte ushtarake apo të Ministrisë së Brendshme, Bujqësisë, Arsimit etj, që kanë dalë jashtë funksionit të tyre”.

Subscribe to RSS - albpetroli