akuzat

Për çfarë reagon kryeministri

Postuar në 02 Maj, 2019 23:02

Në gjashtë vjet kryeministër, z. Rama e kanë akuzuar për shumëçka. Xhanëm akuza është si biçim profesioni në këtë vend, por kjo nuk është qeveri oshënarësh. Kështu që mëkati sjell mëkatarët.

Por kjo pak rëndësi ka tanimë që qeverisë i doli boja se çfarë është. Rëndësi ka se për çfarë reagon dhe shqetësohet ky kryeministër.

E akuzuan për aferën e CEZ-it. Nuk e vuri ujët shumë në zjarr se i kishte ca letra qeverisë paraardhëse për privatizimin.

Politika e Jashtme e Trump nuk është kaotike

Postuar në 26 Prill, 2019 17:41

 

Në fjalën e tij kryesore në Mayflower Hotel në Washington më 27 prill 2016, Trump si kandidat i republikanëve përvijoi qasjen e vet të politikës së jashtme, “Amerika në fillim”. Duke bërë kështu, ai citoi manifestin e vet:

Ndryshe nga kandidatët e tjerë për president, lufta dhe agresioni nuk do të jenë instinkti im i parë. Nuk mund të kesh një politikë të jashtme pa diplomaci. Një superfuqi e kupton se maturia dhe përmbajtja janë shenja të vërteta të fuqisë.

Vuçiç i akuzon të gjithë: Ndërkombëtarët, opozitën, madje edhe median shqiptare

Postuar në 17 Prill, 2019 12:07

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ka dhënë së fundmi disa shpjegime të vetat mbi atë që po ndodh mes Serbisë dhe Kosovës. Gjatë një takimi partiak në Beograd, Vuçiç  paralajmëroi se do të ketë kërkesa të forta ndaj Serbisë që të njohë Kosovën “pa asgjë në këmbim për Serbinë”.

Presidenti serb nuk u ka ikur elementëve të fushatës elektorale, kur ka shtuar se nuk është çudi që nëse Serbia refuzon, të vihet në lëizje ideja e një gjykate special për serbët “që do t’ju akuzojë për të gjitha krimet seksuale në Ballkan”.

Boja e zezë është Korrupsioni, jo ajo mbi muret e Ministrisë së Brendshme

Postuar në 28 Mars, 2019 17:08

Gjatë protestës së sotme të opozitës një qytetar leu me bojë të zezë muret e MInistrisë së Brendshme. Kaq u desh që moralistët në krye të qeverisë të nisin avazin.

Gati për eksport nëpër botë produkti më i ri për nxirjen e Shqipërisë, - shkruan kryeministri Edi Rama.

Ministri i Brendshëm, mesa duket i autosugjestionuar nga aftësitë e veta e lexon pak më ndryshe:

Krijohet Netanyahu Tv: Mbulim vetëm me të Vërtetën Pozitive

Postuar në 09 Shkurt, 2019 22:12

Po më kërkoni mbulim pozitiv? 

Po kërkoj të përcillni të vërtetën.

Mund të mos jetë pozitive. 

Ju do të përcillni vetëm atë që është e vërtetë dhe unë do të vazhdoj të garantoj se ajo do të jetë vetëm pozitive

Një intervistë që i shton pikëpyetjet dhe përgënjeshtron Kryeministrin

Postuar në 03 Shkurt, 2019 14:34

Akuzat e opozitës parlamentare për Bankën Amerikane të Investimeve kanë provokuar reagimin e kësaj të fundit. Mesa duket Abi Bank, nuk i ka mjaftuar mbrojtja populiste e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, bashkëshortja e të cilit, Linda Rama ka qenë në bordin drejtues të bankës, por ka nxjerrë drejtorin ekzekutiv të përgjithshëm, Andi Ballta për të folur për çështjet që janë bërë pjesë e debatit parlamentar.

Banaliteti i një politike sms-sh

Postuar në 31 Janar, 2019 14:29

Seanca e sotme parlamentare ka përcjellë për mbarë shqiptarët fasadën e asaj lufte sms-së, nervash, intrigash që zhvillohet përditë mes kryeministrit Edi Rama dhe rivalit të tij në opozitë, Sali Berisha. Akuza, sulme, insinuata, kërcënime për zbardhje informacionesh, këto e të tjera janë lëndë e parë e një debate që vijon pa ndërprerë për 28 vjet. Sot Edi Rama kaloi cakun duke iu drejtuar një kundërshtari politik me hallin e vet personal: ti gruas sime i ha mutin . 

Për kë luan PD?

Postuar në 16 Janar, 2019 14:56

Dy ditë më parë Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me tenderin e ribërë të Lotit i tek Unaza e Re, i cili u anullua në dhjetor. Sipas Partisë Demokratike, më saktë sipas Departamentit Antikorrupsion të PD-së, ARRSH ka modifikuar dokumentat e tenderit në momentin e rishpalljes së tij pas anullimit, me motivin për të favorizuar shoqërinë "Gjoka Konstruksion".

Veliaj i shmanget transparencës për devijimin e Lanës

Postuar në 19 Dhjetor, 2018 22:29

Partia Demokratike akuzoi publikisht Bashkinë e Tiranës dhe kryetarin e saj Erion Veliaj se kanë ndryshuar planin urbanistik të Tiranës për të favorizuar ndërtimin e një kompleksi banimi me vlerë 60 milionë euro, për interes të biznesmenit Edmond Bego, ku 200 familjeve do t'u prishen shtëpitë. 

Përtej selektivitetit në denoncimin e çështjeve apo emrave, shumë akuza me në krye megaaferën e Unazës kanë rezultuar të vërteta dhe në të tilla raste transparenca me fakte është detyrim.

 

"Akuzat për Ballën shumë serioze"

Postuar në 17 Tetor, 2018 19:18

Kryeministri u ndje i turpëruar nga sjellja e opozitës në Bruksel, ku eurodeputetët u njohën me akuzat e PD-së për Taulant Ballën. Përkundrejt injorimit që zoti Rama kërkon t'i bëjë "ndërkombëtarizimit" të çështjes Balla, është fakt se eurodeputetët nuk i kanë marrë edhe me aq shaka akuzat. 

Pages

Subscribe to RSS - akuzat