aktor

Në pikëpyetje përfundimi i rrugës Tiranë-Elbasan, kompania AKTOR në borxhe të mëdha

Postuar në 19 Gusht, 2016 19:05

Autostrada Tiranë-Elbasan, një nga investimet më strategjike të qeverisë së kaluar rrezikon të mbetet e papërfunduar. Kompania greke "Aktor", e kontraktuar nga qeveria shqiptare për ndërtimin e rrugës, rezulton të ketë dhjetëra milionë euro borxhe.

“Të dhënat e saj financiare, pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se borxhi i “Aktor” në fund të vitit të kaluar ishte 7.4 miliardë lekë, ose 54 milionë euro. Më shumë se gjysma e këtij borxhi, rezulton të jetë ndaj furnitorëve të shoqërise”, raporton “Abc News”.

Ikën një tjetër aktor i plejadës së para viteve '90

Postuar në 06 Gusht, 2016 12:50

Do mbahet mend për rolet i Ibrahim Beut te “Pylli i Lirisë”, Baki Branicës të “Dhe vjen një ditë”, babai i Agronit në filmin “Hijet qe mbeten pas” apo Thoma Shpuza te “Kur zbardh një dite”. Është fjala për aktorin nga Elbasani Demir Hyskja, i cili ndërroi jetë në moshën 79 vjeçare. Demir Hyskja ishte një ndër aktorët e spikatur të skenës dhe ekranit shqiptar. Ai i përket plejadës së shquar të aktorëve shqiptarë. Ishte bashkëkohës i Naim Frashërit, Sandër Prosit, Kadri Roshit, Sulejman Pitarkës etj. Është autor i dhejtëra roleve në teatër dhe kinematografi.

Kim Mehmeti: Në Tiranë politika është spektakël me aktor kryesor kryeministrin

Postuar në 12 Nëntor, 2015 14:31

Gjatë prezantimit librit të tij “Shpërngulja e të vdekurve” në Panairin e Librit, shkrimtari Kim Mehmeti dhe edhe disa konsiderata mbi raportin që klasa politike në Tiranë ka krijuar me shqiptarët e Maqedonisë dhe trevave të tjera në Ballkan. Mbi të gjitha një perceptim zhgënjyes për një kryeministër që sillet si prezantues televiziv. “Më irriton ndonjëherë sesa të pakujdesshëm jemi ndaj njëri-tjetrit. Sesi Tirana, për shembull, nuk sillet ashtu siç i ka hije një Piemonti kulturor, që nuk i merr mbi vete obligimet që ka.

Ndahet nga jeta aktori Lazër Vlashi

Postuar në 09 Tetor, 2015 23:20

Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare aktori Lazër Vlashi.  Vlashi u lind në Durrës më 15 shtator 1919 dhe ka intepretuar rreth 80 role në Teatrin Popullor, mes të cilave te  “Revizori”, “Otello”, “Orët e Kremlinit” dhe “Besa e Madhe”.  I njohur për rolin e tij të Kuestorit në filmin “Debatik”, Vlashi ka aktruar edhe në kinema në filamt: “Tana”, “Detyrë e Posaçme”, “Toka Jonë” e “Njësiti Guerril”. 

Ndahet nga jeta aktori Marko Bitraku

Postuar në 08 Tetor, 2015 15:18

Është ndarë nga jeta në moshën 64 vjeçare aktori korçar, Marko Bitraku. Ai u lind më 15 Janar të vitit 1951 në Lavdar të Oparit të rrethit të Korçës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1974 fillon punën si aktor profesionist në Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës. Bitraku njihet për disa role në kinema si në filmat: “Mësonjëtorja” në vitin 1979, “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985, “Gjeneral Gramafoni”,“Njerëz në rrymë”, “I dashur armik” në vitin 2004 etj..

Aktori 84-vjeçar rus lidh kurorë me të fejuarën e tij 24-vjeçare. Tani në plan shtimi i familjes

Postuar në 10 Shtator, 2015 15:31

“Tani mund ta puthni nusen” ishte fraza e predikimit në kishë që kurorëzoi në martesë aktorin 84-vjeçar rus me ish-studenten e tij 24-vjeçare, mbesa e tij në moshë. Legjenda ruse Ivan Krasko u martua në një ceremoni sekrete me Natalia Shevel, ku ishin të pranishëm vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë në Shën Petërsburg. Aktori 84-vjeçar, i famshëm me më shumë se 140 role në filmat sovjetikë ka njoftuar se po planifikon të fillojë një familje me gruan e tij të re, e cila është 60 vjet më e re se ai.

Ndahet nga jeta aktori Albert Verria

Postuar në 17 Gusht, 2015 21:56

“News 24” njofton se sot në mbrëmje ka vdekur aktori Albert Verria. Verria është ndarë nga jeta në moshën 79 vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai është i njohur për publikun shqiptar për disa role shumë të goditura në filmat “Në fillim të verës”, “Koncert në vitin ‘36”, “Kapedani”. Verria ka lindur më 3 shtator 1936 në Fier dhe banonte në qytetin e Vlorës.

Subscribe to RSS - aktor