aksioni

"Xhandarët" e Tatimeve mbijnë një herë në tre ditë në dyert e bizneseve

Postuar në 23 Nëntor, 2015 12:15

Sektori i terrenit në Drejtorinë Rajonalë të Tatimeve në Tiranë ka ndërmarrë një aksion tjetër në terren duke u kërkuar arsye specifike bizneseve se pse kanë rënë xhirot. Në fokus sërish janë pikat e tregtisë me pakicë të mallrave dhe shërbimeve.

Anti­informaliteti, gjobiten 4.000 biznese me vlerë1.5 milionë euro

Postuar në 27 Tetor, 2015 08:05

Aksioni anti­informalitet gjatë 23 ditëve të para ka gjobitur 4.400 biznese në të gjithë vendin. Sipas “Gazeta Shqiptare” vlera e gjobave arrin në 1.5 milionë euro. Në total rezultojnë të jenë rreth 61.000 subjekte të kontrolluara, nga të cilat, rreth 5.500 janë gjetur me shkelje dhe për 4.400 është vendosur masa e gjobës. Inspektorët e Tatimeve kanë gjetur biznese me mall pa faturë, të cilin e kanë sekuestruar, subjekte me punonjës të padeklaruar dhe subjekte të paregjistruara.

Dhoma Amerikane bojkoton kryeministrin. Rama e akuzon se po përkrah informalitetin

Postuar në 23 Tetor, 2015 18:51

Kryeministri Rama mblodhi Këshillin Ekonomik Kombëtar  për ta njohur me rezultatet e operancionit kundër nformalitet qe sipas tij ka prodhuar rritje spektakolare në vetëm një muaj jo vetëm të të ardhurave, por edhe sa i përket formalizimit të vendeve të punës. Por ky takim u bojkotua nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë që ka shprehur rezerva për ashpërsinë e këtij operacioni. Por megjithë mungesën e përfaqësuesve të Dhomës Amerikane të Tregëtisë kryeministri nuk nguroi të replikojë ashpër në mungesë me kreun e saj, duke e akuzuar se po përkrah informalitetin.

Aksioni antiinformalitet, bizneset heqin tabelat e reklamimit

Postuar në 23 Tetor, 2015 09:18

Disa nga dyqanet në rrugë të ndryshme të Tiranës kanë hequr nga “koka” e tyre reklamat me emrin e markës apo emërtimin përkatës, shkruan “Monitor”. Në rast se, me nisjen e aksionit antiinformalitet, rrugët kryesore të kryeqytetit panë një mbyllje masive të dyqaneve, një fenomen i cili duket se po zëvendëson këtë të parin, është heqja e reklamave të dyqaneve. Të kontaktuar nga “Monitor” ata kanë shpjeguar se heqja e reklamës së tyre bëhet pasi mundësia për të përballuar taksën për të, është më e ulët tashmë që janë pajisur me kasa fiskale.

Aksioni antiinfomalitet, pasoja paradoksale tek çmimet në tregje

Postuar në 06 Tetor, 2015 09:43

Aksioni antiinformalitet që ka përfshirë gjithë vendin ka dhënë pasoja paradoksale në sjelljen e çmimeve në tregje. Në raportimin e tij “Monitor” shkruan se në Tiranë çmimet janë rritur për disa mallra dhe shërbime edhe si rezultat i panikut dhe vështirësive që janë krijuar për furnizime të rregullta, ndërsa në rrethe ka ndodhur e kundërta. Çmimet e bagëtive, shpendëve dhe bulmetit kanë rënë në mënyrë të ndjeshme për shkak se fshatarët nuk po frekuntojnë tregjet nga frika e sekuestrove.

Për një marrëdhënie të re, pa gjobëvënie*

Postuar në 30 Shtator, 2015 14:52

Këto kohë ka shumë përbaltje dhe armiqësi ndaj biznesit në Shqipëri. Në fakt, jo vetëm ndaj biznesit, por e gjithë atmosfera është e tillë. Qeveria mund ta quajë një proces pastrimi, është afërmendsh që për të bërë atë do të duhet në fillim të nxjerrë në dritë se sa pis është. Por ai nuk mund të jetë i njëanshëm. Nëse jeton në llum nuk mund të pretendosh se vetëm ti je i pastër. Ne nuk mendojmë se jetojmë në llum, por qeveria mendon se ajo është e bardha e çdo gjëje, duke e ngjyrosur me të zezë këtë vend.

Legjitimitet, Konsensus apo vetëm Represion?

Postuar në 23 Shtator, 2015 13:26

Shqipëria ndoshta është i vetmi vend anëtar i NATO-s dhe që aspiron të hyjë në BE, që de facto ka një Parlament të rrëzuar moralisht.

Kaos në fushatën e antiinformalitetit, mbarojnë blloqet e TVSH në zyrat e tatimeve

Postuar në 23 Shtator, 2015 11:01

“Monitor”shkruan se aksioni Antiinformalitet ka prodhuar problematika nga më të ndryshmet që kur nisi në fillim të muajit duke vënë në vështirësi administratën tatimore dhe QKR për të përballuar flukset e regjistrimit. Por askujt nuk i kishte shkuar mendja se drejtoritë rajonale të tatimeve nuk do të mund të bënin furnizime të rregullta me blloqet e faturave të TVSH-së. Sipas “Monitor” bizneset në kushtet e konfidencailitetit pohuan se, dje nuk kanë mundur të pajisen me blloqet e faturave të TVSH pranë degëve të tatimeve, në Tiranë.

Kur detajet flasin më shumë se shifrat

Postuar në 12 Shtator, 2015 11:34

Ndërsa aksioni kundër informalitetit është në vazhdim e sipër, drejtoresha e Tatimeve Briselda Shehaj ka bërë të ditur shifrat e para që duken inkurajuese. Sipas Shehaj, në këto ditë të para të aksionit kundër informalitetit janë 1 440 subjekte të gjobitura mes të cilave 590 janë konfiskuar.

“Për shkaqe si mungesë kase, nuk lëshon faturë, mallra pa faturë, ndonjë punonjës i paregjistruar kemi deri më tani 1440 subjekte të gjobitura. Ndërsa nga ata të paregjistruar kemi 186, 590 gjithsej kanë pësuar konfiskim malli”­ deklaroi Shehaj.

Aksioni kundër informalitetit me efekte negative afatgjata për biznesin

Postuar në 09 Shtator, 2015 17:18

Ridvan Bode mendon se aksioni i qeverisë kundër informalitetit, edhe pse përkohësisht mund të sjellë të ardhura shtesë në buxhet, do të godasë ekonominë. Në një intervistë për “Top Channel” ish-ministri i Financave thotë se informaliteti në Shqipëri nuk është në përmasat për të përligjur një operacion të menjëhershëm në këtë shkallë. Sipas tij, lufta ndaj informalitetit dhe vendosja e konkurrencës në treg është një proces i vazhdueshëm dhe pjesë e programeve qeverisëse.

Pages

Subscribe to RSS - aksioni